Home Gjeo-Ekonomia Tortura dhe akte çnjerëzore/ Asgjësohet organizata ndërkombëtare e trafikimit të emigrantëve nga...

Tortura dhe akte çnjerëzore/ Asgjësohet organizata ndërkombëtare e trafikimit të emigrantëve nga Greqia në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri

Një organizatë ndërkombëtare kriminale, anëtarët e së cilës janë përfshirë në trafikimin dhe torturimit e emigrantëve nga Greqia në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri është asgjësuar.

Operacioni është zhvilluar në disa shtëpi në lagjet Evosmos ,Menemeni dhe në qendër të qytetit të dytë më të madh të vendit ku janë gjetur dhe arrestuar 13 shtetas të huaj të moshës nga 19 deri 26 vjeç.

Ndaj tyre janë ngritur akuza për pjesëmarrje në organizatë kriminale, rrëmbime, zhvatje, dëmtime trupor, trafikim i paligjshëm si dhe për posedim të paligjshëm të dokumenteve të palëve të treta.

Vetëm gjatë periudhës nga mesi i marsit deri në fillim të prillit të këtij viti, ata janë përfshirë në tre raste të trafikimit të 22 të huajve në dy shtetet fqinje me Greqinë.

Përveç kësaj, si pjesë e operacionit policor, janë gjetur dy shtetas të huaj, të moshës 16 dhe 21 vjeç, që mbaheshin kundër vullnetit të tyre, me dhunë fizike dhe kërcënime ndaj jetës së tyre.

Video që kanë në dispozicion organet policore kanë pamje të rënda me tortura që u bëjnë anëtarët e këtij rrjeti duke kërcënuar me hekur të nxehtë dhe duke i djegur shtetasit e huaj. Më pas ata i çonin këto pamje tek të afërmit e tyre duke iu kërkuar shuma parash për t’i liruar.

Gjatë aksionit dhe kontrollit të shtëpive ku ata jetonin janë gjetur dhe konfiskuar disa telefona celularë, një hekur elektrik, sende të forta për torturat, një laptop, disa dokumente të të huajve, si dhe pesë automjete të mëdha luksoze të cilat përdornin për të kryer trafikimet e tyre.

Top Channel

Share: