Home Gjeo-Ekonomia BE “heq” kufizimet e udhëtimit për vendet jo-anëtare, ja kur hyjnë në...

BE “heq” kufizimet e udhëtimit për vendet jo-anëtare, ja kur hyjnë në fuqi!

Vendet e Bashkimit Europian do të lehtësojnë kufizimet e udhëtimeve të vendosura për shkak të pandemisë së koronavirusit për vizitorët e shteteve jo anëtare të bllokut.

Lëvizja bëhet përpara sezonit turistik veror, pohuan për Reuters burime ne Bruksel. Ambasadorët nga 27 vendet e BE-se miratuan një propozim të Komisionit Europian të përpiluar në 3 maj lidhur me kriteret për të përcaktuar vendet si “të sigurta” dhe për të lejuar turistët e vaksinuar plotësisht nga diku tjetër.

Këto shtete pritet të vendosen një listë të re këtë javë ose në fillim të javës tjetër. Bazuar në të dhënat nga Qendra Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, personat që mbërrijnë nga Britania dhe një numër vendesh të tjera i plotësojnë kriteret e reja, por rezidentët amerikanë, jo. Një diplomat europian tha se rastet e variantit indian në Britani do të ndiqen me kujdes, megjithëse vendet e bllokut tashmë po përcaktojnë politikat e tyre lidhur me këtë situate.

Kështu Portugalia e hoqi një ditë më parë ndalimin katër-mujor të udhëtimit për turistët britanikë. Kriteri kryesor i vendosur nga Brukseli për udhëtarët e vendeve jo anëtare është që shteti nga vijnë ata të mos ketë më shumë se 25 raste të reja COVID-19 për 100,000 njerëz në 14 ditë.

Komisioni propozoi që ky nivel të rritej në 100, në fund ambasadorët ranë dakord për 75.

Trendi duhet të jetë i qëndrueshëm ose në rënie dhe duhet të ketë një numër të mjaftueshëm testesh. që personave të vaksinuar, ata duhet të kenë marrë një vaksinë të miratuar nga BE-ja ndërsa ato në listën emergjente te OKB-së, do të merren parasysh.

Top Channel

Share: