Home KRYESORE Operacioni “Shpirti”/ Kreu i SPAK: Miliona € pasuri e zyrtarë të arrestuar

Operacioni “Shpirti”/ Kreu i SPAK: Miliona € pasuri e zyrtarë të arrestuar

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja në një konferencë për shtyp me krerë të Policisë Italiane dhe të Europol, ka dhënë detaje në kuadër të operacionit “Shpirti”.

Arben Kraja informoi se gjatë operacionit u ekzekutuan 28 masa sigurie mes të cilëve dhe për zyrtarë të lartë të prokurorisë dhe policisë.

Po ashtu Kraja nënvizoi se është evidentuar zinxhiri nga prodhimi i drogës deri në trafikimin drejt Italisë.

“Është një skuadër e krijuar që ka një vit e gjysmë që bën hetime të përbashkëta. Një shkëmbim informacioni të menjëhershëm dhe të suksesshëm. I rëndësishëm në administrimin e provave. Sot janë ekzekutuar 28 masa sigurimi të dhëna nga Prokuroria e Posaçme. Është evidentuar zinxhiri nga prodhimi i drogës deri në trafikimin drejt Italisë. Është evidentuar dhe provuar përfshirja e zyrtarëve publik në këtë aktivitet. Duke favorizuar këtë aktivitet kriminale, bëhet fjalë për prokurorë, oficerë policisë, administratorë. Janë sekuestruar pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme me vlerë miliona euro. Një tregues është dhe përdorimi i bashkëpunëtorëve të drejtësisë. Kanë qenë 4 ata që kanë bashkëpunuar për të arritur këto rezultate. Kemi ngritur dhe akuza për riciklim parash”, tha Arben Kraja.

Share: