Home KRYESORE U akuzua se fshehu informacion për të infektuarit me Covid-19, kreu i...

U akuzua se fshehu informacion për të infektuarit me Covid-19, kreu i organizatës HWPL në Korenë e Jugut shpallet i pafajshëm

Juliana Knezi  |   Balkanweb.com

Man Hee Lee, kreu i HWPL, një organizatë ndërkombëtare e paqes e lidhur me Departamentin e OKB-së të Komunikimeve Globale dhe Këshillin Ekonomik dhe Social është shpallur i pafaqjshëm nga gjykata në Korëne e Jugut për akuzat lidhur me Covid 19. Man Hee Lee u akuzua para disa muajsh se fshehu informacion për infektimet e anëtarëve të tijnë një kishë që ai drejton.

Tashmë puna e paqes së Kryetarit të HWPL (Kultura Qiellore, Paqja Botërore, Rivendosja e Dritës ) po mbulohet nga disa media koreane. Një seri artikujsh me titull ” Man Hee Lee, Historia e Vërtetë e Paqes” adreson lëvizjen e tij të paqes dhe materialet dëshmuese. Artikujt e botuar u përpiluan në një botim të veçantë me 64 faqe, madje edhe në gjuhën angleze për komunitetin ndërkombëtar. Botimi fokusohet në arritjet kryesore në lëvizjen e paqes të kryetarit Man Hee Lee.

Botimi jep një hyrje të thelluar në lidhje me Marrëveshjen e Paqes në Mindanao në Filipine, sfondi i shpalljes së Deklaratës së Paqes dhe Ndërprerjes së Luftës (DPCW) e cila përbëhet nga 10 nene dhe 38 klauzola për paqen e qëndrueshme në bashkësinë ndërkombëtare. Mindanao në Filipine është një rajon që pësoi konfliktin e përgjakshëm katoliko-islamik që zgjati 40 vjet, duke vrarë 120,000 njerëz. Kryetari Lee, i cili udhëhoqi marrëveshjen në Filipinë, u bë i njohur për komunitetin ndërkombëtar. Në të njëjtën kohë, botimi paraqet lajmëtarët e paqes në bashkësinë globale, të cilët punojnë me HËPL për të marrë drejtimin në arritjen e paqes në botë.

Z. Man Hee Lee punon ndërkombëtarisht për ndërprerjen e luftës. Ai ka qenë veteran i Luftës Koreane dhe vuajti shkatërrimet e luftës. Kreu i HWPL ka shprehur keqardhjen për vdekjen e të rinjve të pafajshëm në luftë dhe është i angazhuar në mënyrë aktive në aktivitete për të realizuar ligjin ndërkombëtar të paqes dhe harmonisë fetare.

Teksa ka mbushur 90 vjeç këtë vit, ai vazhdon misionin për paqen. Në Prill 2021 ai lëshoi “Deklaratën e HWPL mbi Krizat e të Drejtave të Njeriut në Mianmar”. Deri më tani, ai ka vizituar 49 vende në botë, përfshirë këtu edhe Shqipërinë duke zgjuar një ndjenjë të paqes në komunitetin ndërkombëtar.

Share: