Home KRYESORE Cinizëm demokratik! Nga Shaban Murati

Cinizëm demokratik! Nga Shaban Murati

  1. Çfarë emri mund t’u vesh atyre bijve të ministrave të diktaturës, të anëtarëve të Komitetit Qendror të PPSH, të sekretarëve të parë të partisë në rrethe, të kryetarëve të degëve të punëve të brendëshme, të gjykatave të diktaturës, etj. të cilët ende nuk kanë kërkuar falje për krimet e qeverisjes së baballarëve të tyre, dhe na velerisin sot nëpër ekrane duke molloitur dhe filozofuar përnatë se si duhe të jetë demokracia dhe shoqëria shqiptare.
  2. Nuk e di nëse ju ka ra në sy që qeveritë demokratike të tranzicionit shqiptar nga dy grupe të persekutuarish: grupi i luftës së klasave dhe grupi i luftës për pushtet brenda nomeklaturës së lartë komuniste, preferuan t’u jepnin poste qeveritare vetëm grupit të të persekutuarve, që vinin nga nomeklatura e lartë komuniste, bijt e të cilëve në demokraci u bënë ministra, deputetë, drejtorë të mëdhej. Nuk ndodhi me bijtë e të persekutuarve të luftës së klasave.
    Duke qenë se unë nuk besoj te rastësitë e pushtetit, mendoj se kështu ka qenë porosia e regjisorëve të KQ të PPSh në skenarin për filmin me ngjyra të kuqe “Demokracia”.
Share: