Kalendarë të verdhur kujtimesh,
U grisën me kohën e shkuar,
Një zë brënda teje pëshpërit,
Një zë si fëmijë i malluar.
Sa stinë nga jeta të shkuan tutje,
Ndonëse ka patur dhe borë mbi to,
Ndonëse shpesh lotët kanë qënë plot lutje,
Ti prap se prap shumë I do.
Sa herë kur shpirtin ke pas të trishtuar,
Pranvera ka erdhë enkas për ty,
Ajo të ka çelur ca lule në buzë,
Dhe drita argjendi në sy.
Ajo kohë kish plot të panjohura,
Të mësoi si të dalësh ne krye,
E nëse kthehesh atij udhetimi,
Rrugën ke mbushur plot yje.
Por ti ke shumë stinë dashurish,
Deri për tek e fundit fletë,
Kalendarët do të zvetdhen sërish,
Por ti ke jetuar këtë jetë.
Arjana Fetahu Gaba,
New Jersey, September 13, 2021