nga Llazar Syziu
Nuk më pëlqen ta përdor fjalën “Pandemi”për arsyen e thjeshtë, se ka qenë një fjalë e përdorur rrallë në biseda shoqërore, apo në terminologjinë mediatike. Sot është fjala më e përdorur, kudo. Bile, disa për ta nxjerrë jashtë loje si koncept, e zëvendësojnë atë me fjalën “Plandemi”. Kjo fjalë në vetvete nuk ka kuptim, por përpiqen ti japin kuptimin e një plani të organizuar shoqëror. Meqenëse si rezultat i “Plandemisë” ka shumë vdekjetë njerëzve, atëhere qenka një plan famëkeq. Më tepër akoma, mundohen ta trajtojnë atë si plan botëror. Kjo pandemi. Me të vërtetë e ka vënë të gjithë botën në lëvizje. Por lëvizja “Pandemia Covid-19” nuk është e organizuar aq sa duhet, pa le pastaj, që nuk mund të bëhet fjalë për një lëvizje të manipuluar shoqërore.
Në vend të konceptit “Pandemi” do të përdor konceptin “Epidemi” Studentët e shkolluar për tu bërë mjek këtë fjalë e njohin shumë mirë. Ata kuptojnë me këtë fjalë sëmundje që shkaktohen nga mikrogjallesat, apo mikrobet, ashtu si përdoret në gjuhën e thjeshtë popullore. Këto gjallesa tëvogla mikroskopike mund të jenë grupe të caktuara të krimbave parazitarë, baktere, kërpudha, ose viruse. Këta kanë aftësi të kalojnë nga një individ tek tjetri me shkëmbim lëngjesh midis organizmave, me një kontakt të thjeshtë, me përdorimin e sendeve të njëjta nga shumë njerëz, ose edhe pse mund të kesh qëndruar për një farë kohe në të njëjtin mjedis me një të infektuar nga këto mikrogjallesa sëmundjeshkaktuese. Dhe kjo dukuri ka marrë përmasat e përhapjes në një vend të caktuar, apo në një rajon më tëgjerë. Në fund të fundit edhe fjala pandemi këtë kuptim ka, por tregon edhe diçka më tepër, tregon përmasat botërore të këtij fenomeni. Me lëvizjet e sotme të njrëzve nga nevoja, apo për turizëm, çfarë mund të presësh tjetër?
Epidemi të ndryshme, njerëzimi ka njohur shumë gjatë historisë së tij, bile edhe në parahistori. Gjenden dokumente që tregojnë përhapjen e epidemive në Athinën e lashtë…, edhe në Aleksandri. Këto epidemi shpesh shfaqeshin gjatë, ose pas luftrave të gjata dhe me shumë vuajtje për njerëzit. Këto epidemi shfaqeshin edhe kur popullsia rritej dhe masat higjeno-sanitare linin për të dëshiruar. Këto epidemi me plot gojën, bënin kërdinë. Përgjysmohej shoqëria, “Lum kush shpëtonte prej kthetrave tësaj”. Një skenë të tillë sot njerëzit e shikojnë me shpendët shtëpiake, bile në vend të emrit të ndonjë sëmundje të caktuar, vendosin fjalën “Flama”. Dëgjojmë që shprehen të shqetësuar: “I zuri flama shpendët, të shpëtojëkush të shpëtojë”. Me infeksione të tilla ndeshen edhe bimët. Ndodh qëpër arye të tilla, shfarrosen hektarë me pyje, një lloj bime e caktuar, ose plantacione të tëra të bimëve të kultivuara. Shembulli më i freskët ështëshfarrosja e palmave dhjetravjeçare që zbukuronin qytetin e bregdetar tëVlorës. Dhe kjo nga pamundësia, ose nga pakujdesia e njerëzve.
Këto epidemi që ndodhnin dikur, përballeshin me mjekë, të cilët i kishin dijet të kufizuara, niveli teknologjik po ashtu ishte primitiv. Nga mungesa e njohurive shkencore, njerëzit i llogaritnin epidemitë e ndryshme, si “Mallkim i zotave”, pavarësisht se vërenin që prej tyre largoheshin nga jeta njerëz me dobi të lartë shoqërore, të cilët kishin bërë emër të mirë nëtë gjitha fushat dhe aktivitetet në shoqëri. Si në art, ashtu edhe në shkencë, si në administrimin shoqëror, ashtu edhe në luftë. Edhe atëhere, me shumëhumbje, njerëzimi shpëtonte nga epidemitë. Shpesh faktor i daljes nga epidemitë nuk ishin veprimet rutinë të mjekëve, por grupe të ndrysme shoqërore, të cilat kishin imunitet, ose mundësisht në kushte të caktuara, e fitonin këtë imunitet. Epidemi kanë krijuar shumë sëmundje si: murtaja, malarja, kolera,… etj. Por si shembull mund të merret epidemia e lisë.Mjelëset e bagëtive të imëta, ose të trasha, kalonin në forma të lehta linë e bagëtive dhe në këtë mënyrë fitonin imunitet ndaj lisë që përhapej midis njerëzve. Prej Covid-19-ës, moshat e reja janë më të mbrojtura se moshat e vjetra. Pra ja kontigjenti i cili do të sfidojë këtë epidemi.
Idetë për ta lënë fatin e kësaj epidemie në dorë të fatit, “Imunitetit të tufës” janë mjaft primitive, sa që kur artikulohen sot, duken më tepër si egoiste dhe armiqësore. E po të refuzosh vaksinimin është lënie në dorë të fatit. Agranom dhe veteriner bëjnë përpjekje, që në bimet dhe kafshët e prekura me sëmundje ngjitëse, të mundësojnë ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të kësaj sëmundje. Patjetër që edhe mjekët duhet ti paraprijnë ndaljes së epidemisë. Sot dijet e njerëzve në mjekësi janë më të sakta, po ashtu edhe teknologjia ka një shkallë më të lartë modernizimi. U desh tëshpikej mikroskopi, në mënyrë që njerëzit të zbulonin një botë të tërëgjallesash sëmundjeshkaktuese. Ishin punimet e Aleksandër Fleming qëparaprinë prodhimin e një grupi medikamentesh, të cilat emërtohen antibiotikë. Këto medikamente përdoren në luftë kundër patogjenëve, këtyre gjallesave sëmundjeshkaktuese. Punimet e kujdesëshme tëshkencëtarëve të tjerë, kanë sjell rezultat krijimin e vaksinave, të cilat krijojnë mundësi për një imunitet artificial. Që nga lindja deri në moshëmadhore njerëzit sot bëjnë vaksina për të parandaluar sëmundjet e dikurshme, të cilat krijonin epidemitë. Pavarësisht se vaksinat nuk mund tëkenë efektin 100%, ato lehtësojnë që një përqindje e lartë e njerëzve tëkalojnë me më pak simptoma dhe më shpejt sëmundjet epidemike.
Sot teknologjia është moderne. Bile si detyrë e shkencëtarëvë dhe teknicienëve është edhe krijimi i kushteve për përdorimin e lehtë të saj.Vetëm duke shtypur ca butona njerëzit realizojnë qëllimet e tyre shumë tësofistikuara. Epo njerëzit e zakonshëm që përdorin këtë teknologji, mendërisht janë larg nivelit të kësaj teknologjie. Hezitimi real i njerëzve ndaj vaksinimit, për imunitet artificial ndaj kësaj sëmundje me shenjat e një gripi të zakonshëm, e tregon më së miri këtë distancë. Ata e ngatërrojnë veprimtarinë rutinë të mjekëve me sofistikimin e teknologjisësë rrjeteve për rrugët e informacionit 3G apo 5G, instalim të aparaturave gjurmuese,…etj. Pra megjithëse psikologjikisht e ndjejnë veten modern duke përdorur teknologjinë e sotme në të gjitha fushat, në praktikë nuk pranojnë vaksinimin si praktikë mjekësore, nga hija e dyshimit për manipulim. Në qoftëse këto paragjykime do të ishin vetëm në mendjen e një pjese të vogël të njerëzve, kjo do të ishte e natyrshme. Por e keqja më e madhe është se shumë media pa nivel, për të mbushur gazetat apo emisionet e tyre lejojnë artikulimin e këtyre paragjykimeve në nivelin e një propagande të vërtetë.
Jo vetëm atëhere në lashtësi, apo në mesjetë, por edhe sot, infektimi virusal nuk njeh pengesa, përsa i takon dobishmërisë shoqërore të njerëzve. Infektohen artistë dhe shkencëtarë, politikanë dhe ushtarakë, njerëz me detyra të larta shtetërore si kryeministra dhe president. Trajtimi me njek personal i këtyre figurave shtetërore, ka bërë të mundur që ata ta kalojnë infeksionin me me pak dëme të shkaktuara për organizmin e tyre.Me njerëzit e thjeshtë ndodh ndryshe. Ata nuk kanë mjek personal tëzgjedhur, por për dhjetra apo qindra pacientë, shërben një mjek. Kuptohet që produktiviteti i veprimtarisë rutinë të këtyre mjekëve, ka patur edhe përqindjen e caktuar të humbjeve të jetëve njerëzore. Dëmi kryesor qëshkaktonte ky lloj virusi ishte se ndryshonte parametrat e gjakut, ose si përdoret me fjalorin e përditshëm, e trashte gjaku dhe për këtë arësye organet e organizmit nuk furnizoheshin normalisht me lëndë ushqimore. Tek këta pacientë përdoreshin medikamente për hollim gjaku, por përdorimi i pakujdesshëm i tyre shkaktonte hemorragji. Pra rrisk tepër ilartë për humbje të jetës. Të gjitha organet ishin të rrezikuara, por kryesisht prekeshin mushkëritë.
Paragjykohen edhe paralajmërimet nga institucionet mjekësore për “Njëvalë të re infeksionesh”, pas periudhave, gjatë të cilave janë neglizhuar dukshëm distancimi dhe masat e tjera, që pengojnë përhapjen e infëksionit. Po ashtu paragjykohen edhe paralajmërimet në fillim të stinëve vjeshtë dhe dimër gjatë të cilave aparatin e frymëmarrjes e pushtojnë edhe gjallesa të tjera sëmundjeshkaktuese, sepse mushkria, kyorgan kaq delikat, merr ajër të ftohtë pra jashtë parametrave normal. Ngrenë dyshimet se “E hedhin vet”. Sado manipulatorë që të ishin ato figurat në mendjet me paragjykime, nuk pritet që ata të mos duan sigurinë për veten apo të dashurit e tyre. Shfaqja në media e prononcimev, për forma të reja të virusit, trgojnë më së miri se sa e rëndësishme është të njohësh dukuritë natyrore, që e drejtojnë këtë problem epidemiologjk.
Shpesh shqiptarët përdorin shprehjen ”Nuk bëhet më ky vend”. Kjo për arësye se ata vërejnë që dukuritë negative ë vendin e tyre, janë më tëtheksuara se në vendet e tjera. Në rastin e kësaj epidemie, nuk u dëgjua tëartikulohen këta tinguj, sepse në vendin tonë kontrolli institucional ndaj shoqërisë është rritur. Masat izoluese, si një nga metodat më të vjetra për daljen nga epidemitë, funksionuan. Për këtë arsye shqiptarët në Shqipëri po e kalojnë më lehtë këtë infeksion. Shqiptarët banues në Kosovë, me probleme më të mprehta shoqërore, kanë tregues më të lartë të vdekjeve.Kontrolli institucional funksionon më me vështirësi në kushte të tilla.Njerëzit kur janë në vështirësi me probleme të dukshme, janë më pak të vëmendshëm ndaj “armikut të pa dukshëm”, ndaj virusit.
Teoritë konspirative krijojnë sot një mjegullnajë e cila pengon seriozisht respektimin e masave antivirus. Këto teori janë të ngjashme me paragjykimet e dikurshme “mallkimi i zotit” në mesjetë, por janë më tërafinuara, sepse e gjejnë shkaktarin e së keqes në botën e njerëzve. Njështet akuzon një shtet tjetër. Ku lindi? Përse u përhap? Kur u zbulua? Si u trajtua?…etj. përse..përse. Kjo tregon se zhvillimi shkencor dhe teknologjik në botë është mjaft i lartë, i mjaftueshëm për të arritur manipulime të tilla. Por harrojnë ti bëjnë pyetje vetes se: Çfarë sigurie do të kishin këta “djaj” për jetën e tyre dhe njerëzve të tyre të dashur? Nuk duhet të harrojnë ti përgjigjen vetes se: “Këto dukuri lindnin, përhapeshin dhe bënin kërdinë edhe kur niveli teknologjik i shoqërisë ishte primitiv.Pavarësisht nga konfuzioni që krijojnë simbolet e padijes, pa diskutim qëkjo epidemi është duke u trajtuar më mirë se dikur.
Një pengesë e madhe janë, ligjësitë e nxjerrjes së fitimeve edhe gjatë fatkeqësive njerëzore. Natyra njerëzore, e pa kontrolluar me ligje të zbatueshme, krijon premisa të larta për këto pengesa. Vaksinimi i njerëzve me moshë të madhe, që kanë rrisk të lartë të vdekjeve, është një veprim ivlerësueshëm dhe produktiv. Në një kohë që vaksinimi i njerëzve me moshë të re, është praktikisht i pa nevojshëm. Procesi i vaksinimit nuk tëpengon të infektoesh, por të ndihmon, që po u infektove, ta kaloshsëmundjen, me simptoma më të lehta patologjike. Moshat e reja përgjithësisht pa simptoma e kalojnë këtë infeksion. Pra idetë për vaksinimin e të rinjve, që të pengojnë përhapjen e virusit, nuk janëproduktive, janë jo shkencore dhe pengojnë seriozisht masat parandalueseantivirus. Shoqëritë e biznesit të lidhura me institucionet mjekësore, sidomos ato farmaceutike, kanë nxjerr fitime marramendëse prej kësaj fatkeqësie njerëzore, prandaj abuzimi me përdorimin e vaksinave i hedh benzinë zjarrit që presim të shuhet.
Në shoqëritë e mbyllura për një kohë të gjatë, paragjykimet janë dukuri më se e zakonshme, përdorimi i formave imponuese, më tepër prish punë,se sa e ndreq atë. Përdorimi i formave të ndryshme të agjitacionit dhe propagandës për sensibilizimin e shoqërisë, do të ishte më frutdhënës.Edhe në shoqëritë e hapura ka qëndresa të grupeve të ndryshme shoqërore, por ajo ka natyrë tjetër. Vështirësitë ekonomike dhe psikologjike që shoqërojnë izolimin për një kohë të gjatë të shoqërisë, janëevidente. Kundërshtimi i izolimit ka sjellë shqetësime jo të pakta. Pra rrisku nga infeksioni është i lartë. Por edhe izolimi të rrezikon seriozisht.Ekuilibri për të vendosur midis këtyre dy të këqijave, përbën bazën e këtyre lëvizjeve të lidhura me këtë epidemi natyrore.
Përdorimi pa profesionalizëm i propagandës për sensibilizim shpesh herëbën të kundërtën. Përdorimi i maskave pothuajse është idealizuar. Për njerëzit e rrallë, në vende të hapura ato nuk janë të nevojshme. Përdorimi për një kohë të gjatë i maskave, shpesh është bërë shkak për infeksione lëkure, prandaj shpesh njerëzit bëjnë hile. Bëjnë sikur e mbajne. E mbajnë posht mjekrës apo në qafë. Edhe në vende të mbyllura me shumë njerëz ku ngarkesa mikrobike e ajrit bëhet mjaft e lartë, maskat vetëm pakësojnëdozën e mikrogjallesave që mund të hyjnë me ajrin por nuk i pengojnëplotësisht ato. Pra maskat nuk të mbrojnë 100%, por ato bëhen shkak që të ngadalësohet shpejtësia e përhapjes së infeksionit. Dhe kështu me më pak prurje të njerëzve të infektuar, mjekët do të mund të bënin më produktive punën e tyre.
E ndjej të nevojshme lidhjen e këtyre shkronjave me shpresën se këta tinguj do të artikuloheshin dhe do të merrnin kuptim. Do të rritnin vetëdijen për një trajtim sa më objektiv të kësaj epidemie, pa paragjykime. Kjo është një e keqe për të gjithë shoqërinë. Dalja sa më shpejt dhe me pak humbje prej saj, do të thotë një siguri më e madhe për jetën e gjithsecilit prej nesh. Për mua dhe për ty. Për gjithë shoqërinë.