Home KRYESORE “Bashkëfajtor dhe Bashkëvuajtës”, që kurdoherë do t’u mbyllë gojën shumicës së këtij...

“Bashkëfajtor dhe Bashkëvuajtës”, që kurdoherë do t’u mbyllë gojën shumicës së këtij populli…

Nga Tritan Kalo

Kohë kovidiane….13.10.2021 e përgjatë gjithë kohëzgjatjes së Demon-kracisë dhe mos instalimit të Demokracisë së vërtetë liberale… Parulla tinzare e hedhur që në Dhjetor 1990 “Bashkëfajtor dhe Bashkëvuajtës”, ishte “karemi” që “il poppolo Albanese” e gëlltiti plot dëshirë e brohori me dy gishtat lart. U bë bashkëfajtor duke rrënuar gjithshka të ndërtuar me mund, djersë e gjak për 45 vite, duke grabitur me “lëvizjen e lirë”, privatizimet korruptive, me 7501 dhe “tokën e zanum” atë që nuk u përkiste…,

POR edhe bashkëvuajtës i asaj çfarë erdhi më pas, sepse i hoqi vetes të drejtën që të ngrihej kundër përftimeve korruptive marramendëse, të një “stani horrash e putanash ish-brekëgrisurish antiatdhetarësh të klasës/ kastës/ glasës politike”, të cilët po e drejtojnë prej mëse 30 vitesh këtë vend, BASHKËFAJËSI që kurdoherë do t’u mbyllë gojën shumicës së këtij populli te delezuar e militant, pikërisht nëpërmjet bashkëfajësisë së tyre…

Jo më kot thuhet se: “O Zot ruajmë nga mëkatet!”… Tundimi drejt mëkatit për të marë atë që nuk të takon, i bëri shumicën tonë bashkëfajtorë duke ua futur njëkohësisht kokën “në zgjedhën e bashkëvuajtësisë”…

NUKU i përkas këtij grupimi bashkë me shumë shqiptarë të tjerë, POR do të na duhet edhe NE për shumë kohë, të vuajmë nga kjo “zezonë” rrënuese e ardhmërisë sonë….Në ndërkohë shumë prej jo mëkatarëve kanë marë dhe po marin udhën e theqafjes së emigracionit, duke e bërë edhe më të lehtë sundimin e këtij populli si dhe grabitjen e pasurive të pafundme mbi dhe nëntokësore të këtij vëndi, prej kësaj kaste kleptokratike të korruptuar politiqenërish blu, mavi apo rozë….

Ke ende UDHË të gjatë për të bërë SHQIPËRIA IME, e JONA dhe e gjithë SHQIPTARISË drejt horizonteve mbrothësuese të një shoqërie të vërtetë Demokratike pa dasi të thella klasore….

Quo vadis Shqipëria ime!!!

Share: