Mediat serbe kanë mbajtur qëndrime lidhur me protestën që do të organizohet nesër në Tiranë, ndërsa Presidenti serb Aleksander Vuçiç zhvillon një vizitë në kuadër të nismës “Open Balkan”.
Një skenar i ekstremistëve shqiptarë dhe politikanëve kosovarë e ka quajtur media serbe “Novost”, ndërsa shkruan se organizatorë të protestës janë Sait Dollapi, ish-sekretar organizativ i PD-së, Agron Kuliçaj dhe Sali Lushaj, njerëz të afërt me ish-kryeministrin Berisha.
Më tej, media serbe shprehet se sipas burimeve të saj të sigurta, Berisha ka kontaktuar personalisht me Ramush Haradinajn, për të siguruar praninë e së paku 100 personave nga Kosova, që t’i bashkohen protestës në Tiranë.
“Prandaj Lushaj dhe Dollapi shkuan sot në krahinën jugore të Serbisë për të organizuar ardhjen e ekstremistëve nesër dhe pasnesër në Tiranë dhe këtë operacion e ka përkrahur edhe kryeministri aktual i Institucioneve të Përkohshme në Prishtinë, Albin Kurti.
Pritet që hyrja të organizohet përmes Morinës, nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, në mënyrë që policia të mos i kthejë”, shkruan Novosti ndërsa kujton një tjetër protestë të vitit 2019 kur Vuçiç vizitoi Tiranën./Opinion.al