Brigitte Macron po planifikon të ndërmarrë veprime ligjore pas thashethemeve të përhapura në Twitter se ajo ka lindur burrë, sipas mediave franceze. Këtë muaj, pretendimet u përhapën në platformën e mediave sociale se zonja e parë e Francës lindi si një burrë i quajtur Jean-Michel Trogneux.
Gruaja 63-vjeçare e presidentit francez Emmanuel Macron tani do të padisë nxitësit e kësaj teorie të çuditshme të konspiracionit, raportoi gazeta franceze, Le Figaro.
Thashethemet nisën kur revista e krahut të djathtë Faits et Documents botoi një artikull në shtator i cili pretendonte se kishte kryer një hetim tre-vjeçar ndaj zonjës Macron dhe se teoria e saj është përkrahur nga shumë ekspertë.
Më 13 dhjetor, hashtagu #JeanMichelTrogneux u bë një ndër më të popullarizuarat në Twitter në Francë duke u përdorur mbi 66.000 herë. Kjo ishte tema më e diskutuar në rrjetin e njohur social për disa ditë.
Nuk është hera e parë që për gratë që kanë një profil të lartë në politikë lindin thashetheme të rreme rreth seksualitetit të tyre.
Edhe Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, thuhet gjithashtu se ka qenë viktimë e teorive konspirative për seksin e saj./Opinion.al