Home Gjeo-Ekonomia Taksat e reja për biznesin/ Nisën nga një janari! Prekin bujqësinë, energjinë...

Taksat e reja për biznesin/ Nisën nga një janari! Prekin bujqësinë, energjinë dhe investimet

Ndryshimet e paketës fiskale që marrin fuqi nga janari 2022 veç punonjësve, prekin edhe kategori biznesesh e sektorë të caktuar të ekonomisë, veçanërisht bujqësinë.

Me ndërhyrjet e reja, norma e kompensimit të TVSH-së për fermerët nga 6% që është aktualisht do të zerohet, ndërsa nga ana tjetër qeveria ka rikthyer tatimin për inputet bujqësore, ku ata do të duhet të duhet të paguajnë 10% tatim, ndryshime të kontestuara fort nga grupet e interesit me argumentin se penalizohet prodhimi vendas.

Me rritjen e taksave, këto të fundit kanë paralajmëruar rritje të çmimeve të produkteve ushqimore dhe bulmetit në vend, që në efekt zinxhir kostot do të shkarkohen te konsumatori final, i cili po përballet aktualisht me një valë në rritje çmimesh thuajse për të gjitha produktet, mallrat e shërbimet.

Taksë 100 lekë për kg do të vendoset edhe për qumështin pluhur, ku përjashtohen fabrikat me certifikatë të AKU-së, masë e cila do të nisë zbatimin po me 1 janar 2022.

Ndryshime të tjera që marrin fuqi ligjore këtë fillimvit përfshijnë edhe rivendosjen akcizës mbi karburantin që përdoret për furnizimin e mjeteve lundruese në 45 lekë për litër, si dhe përjashtimin nga TVSH-ja në import për makineritë dhe pajisjet e importuara për investime me vlerë deri në 500 milionë lekë.

Me unifikimin e akcizës për gazin, edhe bizneset do ta paguajnë njëjtë atë si konsumatorët prej 6 lekë për litër, nga 8 lekë për litër që ishte kjo normë tatimi për këtë kategori.

Top Channel

Share: