Lulzim Basha do të mbledhë kryesinë e Grupit Parlamentar këtë të martë. Opinion.al mëson se mbledhja do të zhvillohet në orën 12.
Kjo lëvizje e Bashës vjen pas mbledhjes së kryesisë së PD të zhvilluar dje, ku përveç përjashtimit të liderit historik të demokratëve, ish-kryeministrit, Sali Berisha u vendos gjithashtu përjashtimi i 8 anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit, të dalë nga Kuvendi i 11 Dhjetorit i thirrur nga ish-kryeministri Berisha.
Në mbledhjen e kryesisë, e cila nisi ditën e djeshme në orën 19:00, e përfundoi në orën 03:30 pas mesnate u vendos përjashtimi i: Bujar Nishanit, Flamur Nokës, Albana Vokshit, Edmond Spahos, Arben Ristanit, Klevis Balliut, Kletis Krujës, Rigels Muçollarit.