Home KRYESORE “Prokuroria të hetojë Sokol Bizhgën dhe Spartak Brahon”, Flamur Noka del nga...

“Prokuroria të hetojë Sokol Bizhgën dhe Spartak Brahon”, Flamur Noka del nga Prokuroria e Tiranës: Jam thirrur me urdhër të Edi Ramës…

Sot deputeti Flamur Noka është thirrur në Prokurori për tu pyetur rreth protestës së 8 Janarit. Në një deklaratë për mediat, Noka thotë se është thirrur në Prokurori me urdhër të Edi Ramës.

Noka u shpreh se i ka bërë thirrje të hetojë mbledhjen e firmave për Kuvendin e 18 dhjetorit.

“Për çfarë më thërritën pyesni urdhëruesin që është Edi Rama. I bëra thirrje prokurorisë të hetojë për një mashtrim publik që pengu i ka bërë shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve më 18 dhjetor, duke sajuar numra të gënjeshtërta dhe duke mashtruar për 5.004 delegatë.

Duke mashtruar edhe ndërkombëtarët e falsifikuar firmat. Në emrat e lexuar ka edhe të vdekur dhe emra që nuk ekzistojnë fare. Sot i bëra thirrje prokurorisë për dhunën barbare të ushtruar nga policia për demokratët. I bëra thirrje prokurorisë të hetojë edhe Sokol Bizhgën. Një kryebandit me uniformë që ushtroi terror”, është shprehur Noka./CNA.al

Share: