Nga Gideon Rachman, Financial Times
Aleanca perëndimore ka kërcënuar Kremlinin me sanksione “masive” dhe “të paprecedenta” nëse Rusia sulmon Ukrainën. Por, ndërsa kriza ukrainase arrin në pikën e vlimit, përpjekjet e perëndimit për të izoluar dhe ndëshkuar Rusinë duket se do të kompromentohen nga mbështetja që Kina ka për fqinjin e saj.
Kur Vladimir Putin do të udhëtojë në Pekin për të qenë i pranishëm në nisjen e Lojërave Olimpike Dimërore në 4 shkurt, presidenti rus do të takohet me homologun e tij kinez që është aleati i tij më i rëndësishëm, Xi Jinping i Kinës. Në një telefonatë mes të dyve në dhjetor, lideri kinez mbështeti kërkesat e Rusisë që Ukraina të mos i bashkohej kurrë NATO-s.
Një dekadë më parë, një marrëdhënie e tillë dukej e pamundur: Kina dhe Rusia ishin rivale po aq sa partnere. Por pas një kohe ku këto dy vende janë përplasur me SHBA në mënyrë të vazhdueshme, mbështetja e Xi për Putin reflekton një rritje të qasjes identitare dhe jo vetëm mes Moskës dhe Pekinit. Sipas mediave kineze, Xi i është shprehur Putin se “fuqi të tilla ndërkombëtare po ndërhyjnë në mënyrë arbitrare në çështjen e brendshme të Kinës dhe Rusisë nën pretekstin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut”.
Sikundër vë në dukje dhe Xi, por edhe siç Putin e ka bërë të qartë, liderët e Kinës dhe Rusisë janë të bashkuar në besimin se SHBA po komploton për të minuar dhe për të rrëzuar qeveritë e tyre. Në ditët e arta të komunizmit, Rusia dhe Kina mbështetën forcat revolucionare rreth e qark botës. Por sot, Moska dhe Pekini po mbështesin retorikën kundër-revolucionare. Kur turbullirat nisën në Kazakistan ditët e fundit, Putini akuzoi SHBA se po përpiqej të sponsorizonte “revolucionin me ngjyrë” – një term që ai e ka përdorur për protestat masive që duan ndryshimin e regjimit – në një vend që është kufi me Rusinë dhe Kinën. Një ministër kinez u bëri jehonë këtyre vërejtjeve të Putin.
Dora e fshehtë e Uashington
Sipas këndvështrimit të Kinës dhe Rusisë, ngjarjet në Kazakistan përputheshin me një modul të parë. Kremlini ka kohë që argumenton se ishte SHBA pas dorës që krijoi ngjarjet në Mejda në vitet 2013-2014 në të cilën një lider pro rus u rrëzua. Kina gjithashtu këmbëngul që forcat e huaja – pas të cilës nënkuptohet SHBA – ishin pas protestave të mëdha në Hong Kong në vitin 2019 dhje që u shtypën me dhunë nga Pekini.
Si Putin edhe Xi e kanë bërë të qartë se ato besojnë se qëllimi fundor i SHBA është rrëzimi i qeverive të Rusisë dhe Kinës dhe se forcat pro demokratike në endet e tyre janë kali i Trojës së SHBA.
Në 1917, Presidenti i Woodrow Wilson fliste “për një botë më të sigurt, për demokracinë” në vitin 2022 Putin dhe Xi janë të vendosur për të ndërtuar një botë më të mirë për autokracinë.
Ambiciet e Rusisë dhe Kinës, gjithsesi, janë shumë larg të qenit vetëmbrojtëse. Si Putin dhe Xi besojnë se janë vulnerabël ndaj “revolucionit kolorit” dhe vijnë si pasojë e problemeve të vazhdueshme që ka rendi aktual global – kombinimi i institucioneve, ideve dhe strukturës së pushtetit përcakton se si politika globale luhet. Për rrjedhojë ata ndajnë të njëjtën vendosmëri për të krijuar një rend të ri global që do t’i akomodojë ato më lehtë dhe interesat e Rusisë dhe Kinës më lehtë sipas prerjes së liderëve të tyre aktualë.
Dy mjete të rendit aktual global që Rusia dhe Kina kundërshtojnë janë “unipolariteti” dhe “universaliteti”. Për ta thënë më thjeshtë, ata besojnë se marrëveshjet aktuale i japin Amerikës shumë pushtet dhe se ata janë të vendosur për t’i ndryshuar këto marrëveshje.
“Unipolirateti” lidhet me fuqinë që pas rënies së Bashkimit Sovjetik, e la botën nën sundimin e një superfuqie globale që ishte SHBA. Fyodor Lukyanov, një mendimtar i politikës së jashtme shumë i afërt me presidentin Putin, beson se unipolariteti “i ka dhënë SHBA mundësinë që të veprojë sipas interesit të saj personal në çështjet globale”. Ai argumenton se epoka e hegjemonisë amerikane u pa që me luftën e Gjirit në 1991 në të cilën SHBA u bë aleate në koalicion me vendet e tjera për të larguar Sadamin dhe Irakun nga Kuvajti.
Lufta në Gjirin Persik u pasua nga ndërhyrje të tjera nga SHBA dhe aleatët në gjithë botën – duke përfshirë edhe ndërhyrjet në Bosnje dhe Kosovë në 1990. Bombardimi nga NATO i Beogradit, kryeqytetit të Serbisë në 1999, ka qenë një argument i përdorur shpesh nga Rusia se NATO nuk është realisht një aleancë tërësisht mbrojtëse. Fakti se NATO bombardon nuk është harruar as nga Pekini që kujton se si u kap në befasi dhe ambasada e saj në Beograd.
Pas 11 shtatorit dhe sulmeve terroriste në Nju Jork dhe Uashington, NATO aplikoi nenin 5 (për mbrojtjen e një vendi që është në të dhe sulmohet) dhe pushtoi Afganistanin. Edhe një herë, sipas Lukyanov, Amerika ka demonstruar vullnetin dhe mundësinë për të “transformuar dhunshëm botën”. Por mposhtja e SHBA në Afganistan simbolizuar me tërheqjen kaotike të ushtrisë së saj nga Kabuli në verën e 2021, i ka dhënë rusëve një shpresë se bota e drejtuar nga rendi i superfuqisë së SHBA është duke u shkatërruar. Lykyanov argumenton se rënia e Kabulit tek Talebanët ishte “jo më pak historike dhe simbolike se sa rënia e murit të Berlinit”
Akademikët kryesorë në Kinë po i mëshojnë kësaj teze. Yan Xuetong, dekan i Shkollës Ndërkombëtare të Marrëdhënieve me jashtë në Tsinghua University, Pekin (alma mater i presidentit Xi), shkruan se “Kina beson se ajo do të jetë një fuqi e madhe dhe se do të angazhohet me punët e botës pasi ajo nuk paqtohet me dominimin e pakundërshtuar të SHBA.”
Njësoj si Lukyanov, Yan beson se “një botë e drejtuar nga SHBA është duke u zhbërë….në vendin e saj po lind një rend i ri multi-polar”. Presidenti Xi i ka vendosur shumë peshë kësaj ideje ndërsa ka pohuar se “kasta po ngrihet dhe se perëndimi po rrënohet”.
Për Rusinë dhe Kinën, krijimi i një rendi të ri global nuk është thjesht një çështje e pushtetit real. Ndërsa tradita liberale perëndimore promovon idenë e të drejtave universale të njeriut, mendimtarët kinezë dhe rusë argumentojnë se traditat e ndryshme kulturore dhe “civilizimet” duhet tu jepet hapësira për t’u zhvilluar në rrugë të ndryshme.
Vladislav Surkov, dikur një prej këshilltarëve më influencues të Putin, ka përbuzur përpjekjet e vazhdueshme të Rusisë për të qenë pjesë e civilizimit perëndimor. Në fakt, sipas Surkov, Rusia duhet të përqafojë idenë se “ka absorbuar si lindjen dhe perëndimin” dhe se ka “një mentalitet hibrid” . Nën të njëjtin frymëzim edhe mendimtarët pro regjimit në Kinë shkruajnë se një fuzion mes konfucianizmit dhe komunizmit e definojnë Kinën si një vend që flet mbi kolektiven më shumë se sa të drejtat individuale. Ata pohojnë se suksesi i Kinës në përmbajtjen e COVID-19 reflekton superioritetin e Kinës mbi aksionet kolektive dhe të drejtat e grupit.
Pekini dhe Moska argumentojnë se bota aktuale dhe rendi aktual global është i karakterizuar nga një përpjekje e Amerikës për t’i imponuar perëndimit dhe botës idenë e demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Qoftë edhe me ndërhyrjen ushtarake. Rendi i ri global i Kinës dhe Rusisë do të ndërtohet mbi sferat e ndryshme të influencës. SHBA duhet të pranojë se Rusia dhe Kina dominojnë fqinjët e tyre dhe se SHBA duhet t’i humbasë shpresat e saj për të mbështetur demokracinë apo revolucionet shumëngjyrëshe që kërcënojnë Putin dhe Xi.
Kriza mbi Ukrainën është përpjekja mbi të ardhmen e rendit botëror pasi ai përmbledh pikërisht këto premisa që diskutojmë. Për Putin, Ukraina është kulturalisht dhe politikisht pjesë e Rusisë dhe sferës së saj të influencës. Siguria e Rusisë ka nevojë që t’i japë asaj pushtetin e vetos ndaj çdo vendimmarrje të Ukrainës. Moska kërkon që të veprojë edhe si protektore e rusisht-folësve. Për SHBA, këto kërkesa kundërshtojnë në disa pika principet e rendit aktual global në veçanti të drejtën për një vend të pavarur që vetë-përcakton politikat e jashtme dhe qasjen strategjike
Kriza e Ukrainës është gjithashtu dhe për “rendin e ri botëror” pasi ka implikimi të thella globale. SHBA e di se nëse Rusia sulmon Ukrainën dhe vendos “sferën e saj të influencës”, një precedent i rrezikshëm vendoset në lidhje me Tajvanin. Gjatë epokës së Xi, Kina ka ndërtuar baza ushtarake rreth e qark influencës zonave të Detit të Kinës Jugore. Kërcënimet e Pekinit për të pushtuar Tjavanin – një vend i qeverisur në mënyrë demokratike që Kina e konsideron si provincë rebele- janë bërë gjithnjë e më frekuente dhe të shpeshta. Nëse Putin ia arrin të pushtojë Ukrainën, tundimi që Xi të sulmojë Tajvanin do të rritet, pasi ai do të vendoset nën presion nga liderët nacionalistë në Kinë që do nuhasin rënien e SHBA.
Rusia dhe Kina pra kanë shqetësime të ngjashme rreth rendit të ri botëror. Ka disa diferenca të rëndësishme mes qasjes së Moskës dhe asaj të Pekinit. Rusia aktualisht është më e predispozuar për të ndërmarrë risqe se sa Kina të natyrës ushtarake. Por qëllimi i saj fundor është më i limituar. Për rusët, përdorimi i forcës në Siri, Ukrainë dhe kudo gjetkë është një rrugë për të goditur pohimin e bërë nga ish presidenti i SHBA, Obama, se Rusia është tanimë një forcë rajonale. Dmitri Trenin i Carnegie Center në Moskë e argumenton se “për liderët e Rusisë, një vend si Rusia është vetëm një fuqi globale.”
Por nëse Rusia aspiron të jetë një nga fuqitë e botës, Kina duket se po mendohet për të shfronësuar SHBA si FORCA globale. Elizabeth Econoomy, autore e libri të ri të quajtur “Bota sipas Kinës” argumenton se Pekini po synon që të “transformojë tërësisht rendin global” në të cilin SHBA do të flakej tutje nga Paqësori duke u shndërruar thjesht në një forcë e Atlantikut. Duke qenë se tani zemra e Indo-Paqësorit është ajo e ekonomisë globale, kjo do të thotë që esencialisht Kina të jetë “numri një”. Rush Doshi, një dijetar i Kinës që punon në Shtëpinë e Bardhë, e ka bërë këtë argument më të thjeshtë në librin e tij “Loja afatgjatë” duke cituar disa burime kineze, Doshi ngre çështjen për Kinën në një synim përherë e më të qartë për të rrëzuar stilin e SHBA për dominim global.
Një bast për supermacinë
Diferenca në ambiciet e Kinës dhe Rusisë reflekton dallimet e tyre ekonomike dhe potencialet. Ekonomia ruse është në madhësinë e asaj të Italisë ndërsa Moska nuk ka takatin për të nisur një përpjekje për supremaci globale. Ndërkohë që Kina është sot, sipas disa matjeve, ekonomia më e madhe në botë. Ka gjithashtu manifakturën më të madhe në botë dhe është eksportuesja më e madhe. Popullsia e saj është 1.4 miliardë banorë dhe kjo është dhjetë herë më e madhe se ajo e Rusisë. Për rrjedhojë, është më realiste për Kinën që të aspirojë një vendin më të fuqishëm në botë.
Por ndërsa diferencat në potencialin ekonomik të Rusisë dhe Kinës e shndërrojnë Xi në më shumë ambicioz se Putin, në afatshkrutër e bëjnë atë më të kujdesshëm. Ka diçka prej bastexhiu të dëshpëruar në dëshirën e Putin për të përdorur ushtrinë që të ndryshojë balancat e forcës dhe fuqisë në Europë. Trenin argumenton se duke parë që NATO po zgjerohet në ish-vendet e Bashkimit Sovjetik, Putin e sheh Ukrainën si “qendresën e tij të fundit”.
Ndryshe nga Pekini, ku ndjenjat dhe koha janë të tilla që nuk thërrasin historinë në anën e Kinës ende. Kina ka ende disa instrumente ekonomikë për të zgjeruar influencën e saj që në fakt i mungojnë Rusisë. Një nga projektet emblemë të Xi është ajo e Belt Road një program ndërkombëtar i financuar nga Kina në infrastrukturë që shtrihet nga Azia Qendrore, Afrika, Europa dhe Amerikat.
Ndërsa Amerika është bërë më protesksioniste, Kina po tenton që fuqinë e saj ta përdorë për tu zgjeruar globalisht. Këtë muaj ka parë dhe nisjen e Partneritetit Rajonal Ekonomik, një zonë e madhe e tregtisë së lirë në Paqësor-Azi që përfshin Kinën dhe disa vende aleate strategjike të SHBA si Japonia dhe Australia – në të cilën SHBA nuk po merr pjesë. Dhënia ose jo e aksesit në tregun e Pekinit është një armë që Kina e ka në dorë por jo Moska.
Por a do të funksionojë gradualizmi? Apo a mos vallë Rusia dhe Kina do kenë nevojë për një moment dramatik për të krijuar një rend të ri global sikundër kërkojnë?
Historia sugjeron se sistemi i ri i qeverisjes për botën zakonisht vjen pas disa ngjarjeve sizmike të politikës si fjala vjen një luftë e madhe globale
Shumica e arkitekturës globale të sigurisë dhe institucioneve janë krijuar pas luftës së dytë botërore, pas fundit të saj u krijua OKB, Banka Botërore dhe FMN me qendrën e tyre në SHBA. Marrëveshja e përgjithshme mbi Tarifat dhe Tregtinë (GATT) erdhi në jetë në 1948. NATO u krijua në 1949 dhe marrëveshja e sigurisë SHBA-Japoni u krijua në 1951. Pas fundit të luftës së ftohtë, sovjetët dhe institucionet e tyre si Pakti Varshavës u shpërbënë dhe NATO e BE u zgjeruan në kopshtin e tyre. Kina iu bashkëngjit OBT në 2001 dhe ajo trashëgoi GATT.
Pyetja tani është nëse Rusia dhe Kina me ambiciet e tyre “për një rend të ri global” do të kenë nevojë të shkojnë në luftë. Një konflikt direkt me SHBA është thjesht tejet i dëmshëm në epokën nukleare dhe nuk do të ndodhë derisa të gjithë palët të humbasin tmerrësisht shumë (që është diçka e mundshme).
Rusia dhe Kina mundet, gjithsesi, që të mendojnë se do t’i arrijnë ambiciet e tyre përmes luftës proxy. Një fitore e pakundërshtuar nga Rusia në Ukrainë mund të sinjalizojë se një rend i ri sigurisë globale është duke lindur në Europë, që përfshin dhe një “zonë influence” de facto të Rusisë. Një pushtim i suksesshëm i Tajvanit nga Kina mund të sinjalizojë një epokë të re ku dominimi i Amerikës në Paqësor është në fund. Në atë pikë shumë vende dhe rajone që sot shohin nga SHBA për sigurinë, si Japonia apo Koreja e Jugut mund të zgjedhin që të akomodojnë veten e tyre në një rend të ri botëror të udhëhequr nga Kina.
Në mënyrë alternative, një rend i ri global mund të lindë përmes pajtimit dhe dakordësisë në Uashington. Një gjë e tillë duket se s’ka shumë gjasa nën administratën Biden, vetëm nëse ka një zhvillim dramatik të minutave të fundit dhe ka koncesione të mëdha nga SHBA në lidhje me Ukrainën. Por, Donald Trump mund të vijë në krye të Shtëpisë së Bardhë në 2024. Së paku teorikisht, ai duket më i gatshëm në lidhje me një qasje si ajo ruso-kineze mbi botën.
Ish-presidenti i SHBA e ka poshtëruar jo rrallë NATO-n dhe ka sugjeruar që aleatët e SHBA në Azi ishin të lirë të zgjidhnin. Qasja e tij “Amerika e para” dhe filozofia e tij nuk lidhen aspak me misionin e Amerikës në botë për të mbështetur lirinë në botë. Me kohë, Trump ka qenë i qartë në admirimin e tij si për Xi dhe për Putin. Dhe si një tregtar i aftë, Trump është shumë i gatshëm për idetë e sferave të influencës.
Gjithsesi Rusia dhe Kina nuk duket se janë të gatshme të ulen dhe të presin kthimin e Trump në Shtëpinë e Bardhë. Ato e dinë që edhe republikanët e Trump kanë shumë syshqiponja brenda tyre që mezi presin përballjen me Rusinë dhe Kinën. Në çdo rast një marrëveshje e madhe mund të bëhet tani dhe deri në Nëntor 2024.
Padurimi i Rusisë është i qartë nga dëshira e Putin për të krijuar një krizë mbi Ukrainën. Perspektiva për një rend të ri global është më e pëlqyeshme për Rusinë dhe varet në lidhje me bixhozin që po luhet me punëtorët e Ukrainës. Por edhe nëse Putin dështon të arrijë synimet e tij në Ukrainë, kërcënimi ndaj rendit global të drejtuar nga SHBA nuk do të zhbëhet. Një Kinë në ngjitje. Udhëhequr nga një president ambicioz si Xi, do ta bëjë të mundur kërcënimin. /LAPSI.al