Home Gjeo-Ekonomia Berisha nga Kuvendi: Dënoj letrën kërcënuese të ambasadës ruse në Tiranë

Berisha nga Kuvendi: Dënoj letrën kërcënuese të ambasadës ruse në Tiranë

Ish-kryeministri Sali Berisha, nga foltorja e Kuvendit, ka dënuar një letër kërcënuese të ambasadës ruse në Tiranë, që i është drejtuar Shqipërisë.

Ai tha se letra “është një fyerje dhe kërcënim për çdo shqiptar dhe është rrjedhojë e kapitullimit të argatit të Beogradit në Tiranë, Edvin Krista Rama”.

Sipas Berishës, Parlamenti duhet të miratojë një rezolutë për të shprehur solidaritetin me Ukrainën.

“Dua të dënoj letrën kërcënuese të ambasadës ruse në Tiranë drejtuar Shqipërisë dhe dua të theksoj se letra është një fyerje dhe kërcënim për çdo shqiptar dhe është rrjedhojë e kapitullimit të argatit të Beogradit në Tiranë, Edvin Krista Rama para një shantazhi primitiv të paprecedent ndoshta nga vitet ’37 deri sot me cilin përballet Europa dhe bota e lirë, NATO-ja. Sot Rusia tejkalon si forcë e të keqes çdo forcë në kërcënim që ka njohur historia. Kërcënon të përdorë armë bërthamore kundër vendeve të lira, të pushtojë një vend fqinj. Vendi i vetëm që ka heshtur si fija e barit ndaj këtij shantazhi të pashembullt është një vend anëtar i NATO, por një vend që ka një qeveri të drejtuar nga argati i Beogradit. Parlamenti duhet me urgjencë të votojë një rezolutë ku të shprehë solidaritetin plotë me Ukrainën. Nuk ka ndodhur kurrë në histori një kërcënim i tillë banditesk. Çfarë të drejte ka ambasada ruse t’i dërgojë letër ultimative Shqipërisë? Ku e gjen atë të drejtë? Apo në kërcënimin e butonave bërthamorë”,-tha Berisha në Parlament./Opinion.al

Share: