Home KRYESORE Në thjerrmin tim vizatoj tulipanë

Në thjerrmin tim vizatoj tulipanë

Nga Flutura Açka

Drejt qiellit,
të hirtës ku përhumbin konturet,
zgjaten më të lartat maja,
shpërfillëse ultësirës.
Ka zijane që nuk i shtroi kurrë gëzimi,
ca, që me shpinë kërrusur,
mallkuan të tjerët për gungën e tyre.
E ka mes syresh,
i xhelozohen edhe fuqisë sime të pikëllimit,
që tek zgjatet të mos i prekë,
humbur në t’hirtë u vizatoj tulipanë,
ashtu,
të mos ua zgjoj zijosjen,
ethen për të shkaktuar lëndim,
prej padurimit.

Javë të mbarë nesër, Miq!

Share: