Home KRYESORE Te shperndahet parlamenti? Per cfare?

Te shperndahet parlamenti? Per cfare?

Nga Zef Bushati

Revolucion demokratik? Per cfare? Te shperndahet parlamenti? Per cfare? Qe te mos miratohet Reforma ne Drejtesi, qe te mos miratohet Byroja Kombetare e Hetimit, qe te mos ndryshoje Ligji Zgjedhor ?

Qe te qendrojne “te paprekshmit” ne politike, ne pushtet, ne parlament, ne qeveri, ne prokurori, ne gjykate. Qe te vazhdojne te qeverisin te korruptuarit, te inkriminuarit, imoralet, bastardet, injorantet.

Qe populli te vazhdoje te vuaj nen thundrat e nje krize ekonomike nga me te veshtirat e ketyre 25 viteve te pseudo demokracise ramiziane.

Qe ekonomia familjare te arrije kufirin e varferise ekstreme. Qe rinia dhe popullsia te largohet nga Shqiperia. Pse duhet revolucioni demokratik ? Duhet. Po po duhet nje revolucion demokratik.

Por ky revolucion duhet vetem ne mbeshtetje te Donald Lu, ne mbeshtetje te rrezes se drites ne erresiren ku ” te paprekshmit ” e kane zhytur Shqiperine, ne mbeshtetje te Donald Lu per te shpetuar nga varferia ekstreme, nga ligjet e xhungles me te cilet “te paprekshmit” po na qeverisin, po na shtypin, po na marrin lirine, ekonomine, demokracine, per te cilat u ngritem se bashku ne vitin 90 kunder “te paprekshmeve komuniste” e ramiziste.

Shoqeria civile, intelektualet e ndershem, te rinjte e shkolluar ne universitetet Shqiptare dhe te shteteve perendimore e SHBA jane shpresa e revolucionit demokratik, ne mbeshtetje te mesazheve te ambasadorit Amerikan Donald Lu.

Ky eshte revolucioni qe sjell reformat,ne drejtesi dhe ne cdo fushe,ky eshte revolucioni qe sjell Byrone Kombetare te Hetimit, qe ndryshon Ligjin Zgjedhor, qe mposht “te paprekshmit” dhe i sjell frymemarrjen dhe normalitetin Shqiperise dhe popullit shqiptar.

Share: