Home KRYESORE “Patkoi”, si u braktis Kosova në Mars ’99

“Patkoi”, si u braktis Kosova në Mars ’99

Nga Azem Parllaku

Ndryshe nga ç’kishte pritur NATO-ja, Millosheviqi pas fillimit të bombardimeve më 24 mars 1999 nuk hoqi dorë nga politika e tij. Qëllimi politik i Aleancës ishte evitimi i një “katastrofe humanitare”.

Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë Rudolf Scharping e kishte përdorur këtë nocion për herë të parë në një fjalim më 6 shkurt 1999. Kancelari Gerhard Schröder më 24 mars e arsyetoi pjesëmarrjen e forcave ajrore gjermane në luftën kundër Jugosllavisë me synimin e “pengimit të një katastrofe humanitare në Kosovë”.

Në fakt ndodhi e kundërta! Mbasi me sulme ajrore mund të shkatërrohen qendrat komanduese të kundërshtarit, magazinat ushtarake, artileria e rëndë dhe shumë gjëra të tjera, por spastrimet etnike, të kryera nga bandat paramilitare, nuk mund të pengohen nga ajri.

Pas fillimit të sulmeve ajrore dëbimi dhe arratia e popullsisë shqiptare të Kosovës mori përmasa dukshëm më të mëdha. Nga frika prej akteve hakmarrëse serbe brenda pak ditësh më shumë se 800’000 njerëz braktisën vendlindjen e tyre dhe shpëtuan kokën në Shqipëri dhe Maqedoni.

Mijëra u vranë dhe u groposën në varre masive. Ministri i jashtëm gjerman Joschka Fischer dhe ministri i mbrojtjes Scharping këtu shihnin dëshminë për ekzistencën e planit serb “Patkoi” për dëbimin sistematik të shqiptarëve të Kosovës në drejtim të Shqipërisë.

azem perllakuPor, ekzistenca e këtij plani nuk u dëshmua kurrë. Mirëpo, edhe nëse ai nuk ka ekzistuar, veprimi i armatës jugosllave dhe i njësive policore të Ministrisë së Brendshme ndoqi një skemë unike (me ose pa plan të detajuar).

Share: