Home KRYESORE Takimi Rama-Blinken,zyra e shtypit e Departamentit Amerikan të Shtetit jep detaje

Takimi Rama-Blinken,zyra e shtypit e Departamentit Amerikan të Shtetit jep detaje

Zyra e shtypit e Departamentit Amerikan të Shtetit, ka zbardhur detaje nga takimi i kryeministrit, Edi Rama me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, ditën e djeshme në Washington.

Sekretari Blinken dhe kryeministri Rama festuan 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa gjithashtu ai ka falënderuar Shqipërinë për pritjen e afganëve.

“Sekretari i Shtetit Antony Bliken takoi kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në Washington. Sekretari Blinken dhe kryeministri Rama festuan 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po ashtu Blinken lavdëroi Shqipërinë për pritjen e afganëve dhe vlerësoi traditën e vazhdueshme të Shqipërisë për të ofruar një vend të sigurt për ata që kanë nevojë”, thotë zyra e shtypit.

Po ashtu Blinken dhe Rama kanë diskutuar për çështjen e Ukrainës, mbështetjen e SHBA për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit.

“Sekretari Blinken vuri në dukje bashkëpunimin tonë të fortë në NATO dhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe falënderoi kryeministrin Rama për mbështetjen e qartë të Shqipërisë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës kundër agresionit rus. Sekretari përsëriti mbështetjen e SHBA për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe integrimin ekonomik rajonal, ndërsa theksoi nevojën për të zbatuar plotësisht reformën në drejtësi dhe për të luftuar korrupsionin”, thotë zyra e shtypit./Opinion.al

Share: