Home Gjeo-Ekonomia “Mercenarë shqiptarë në Ukrainë”, Ministria e Jashtme: Kërkuam përgënjeshtrim

“Mercenarë shqiptarë në Ukrainë”, Ministria e Jashtme: Kërkuam përgënjeshtrim

Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë ka reaguar pas deklaratave të ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili tha se ka dyshime që në Ukrainë ndodhen “mercenarë shqiptarë”.

Në një deklaratë teksa e mohon kategorikisht, ministria bën të ditur se në shenjë proteste është thërritur Ambasadori i Federatës Ruse të cilit i është kërkuar përgënjeshtrimi i lajmit.

“MEPJ hedh poshtë kategorikisht pretendimet e publikuara sot në agjencinë e lajmeve ruse TAS dhe dyshimet e ngritura nga Ministri i Jashtëm Rus, Sergei Lavrov, për praninë e “mercenarëve shqiptarë” në Ukrainë. Në shenjë proteste është thërritur Ambasadori i Federatës Ruse të cilit i është kërkuar përgënjeshtrimi i lajmit”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Share: