Home Gjeo-Ekonomia Raundi i dytë i bisedimeve/ Kremlini: I përcollëm Ukrainës vizionin tonë

Raundi i dytë i bisedimeve/ Kremlini: I përcollëm Ukrainës vizionin tonë

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha të premten se nuk ka “asnjë bisedë” për nënshkrimin e ndonjë dokumenti zyrtar nga Rusia dhe Ukraina pas raundit të dytë të bisedimeve të së enjtes midis dy palëve.

“Rundi i dytë i negociatave u zhvillua dje,” tha Peskov në një konferencë me gazetarët. “Tani është në dorën e tyre për negociatat. Është një mundësi që delegacionet t’i përcjellin njëri-tjetrit të gjithë elementët e pozicioneve pa ndërmjetës të panevojshëm. Elementet e qëndrimit tonë i janë vënë në vëmendje palës ukrainase.”

I pyetur për mundësinë e nënshkrimit të ndonjë marrëveshjeje të nivelit të lartë nga të dyja palët, Peskov tha: “Nuk flitet ende për (nënshkrimin) e ndonjë dokumenti. Bisedimet që u zhvilluan ishin një mundësi e mirë për të përcjellë qartë vizionin tonë për këtë problem.”/Opinion.al

Share: