Home KRYESORE Gjykatat lirojnë protestuesit

Gjykatat lirojnë protestuesit

Gjykata e Tiranës liroi 35 qytetarë të cilët u arrestuan gjatë protestave që përfshinë kryeqytetin 4 ditët e fundit. Për 34 u caktua masa e sigurisë “Detyrim për tu paraqitur”, ndërkohë 1 tjetër u lirua pa masë për shkak të problemeve me shëndetin mendor. Jashtë Gjykatës u mblodhën familjarë dhe protestues në mbështetje të personave të prangosur.

Të lirë u lanë edhe 12 qytetarë që u arrestuan në Lezhë e Dibër gjatë përplasjeve me policinë pas bllokimit të rrugëve. Avokatët kërkuan shpalljen e paligjshëm të arrestimit.

Përgjatë 4 ditëve protestë u arrestuan në të gjithë vendin 51 qytetarë dhe u referuan në gjendje të lirë 34 të tjerë për bllokim të qarkullimit, prishje të qetësisë publike dhe pjesëmarrje në protestë të paligjshme./Tv Klan

Share: