Nga Dritan Haxhiraj
Falimentimi i nje klase drejtuese asaj ruse, është falimentimi i një kulture, një shkolle, një ideje të qytetërimitë.Barbarizmi i komunistave të vjetër e atyre të rinjë.
Siç theksonte Mackinder, Rusia është një vend euroaziatik. Ajo ka një këmbë në dy detet e ngrohta, por dëshiron të dominojë Azinë Qendrore, Kazakistan, Turkmenistan, Azerbajxhan, Armenin. Një fuqi tokësore, si Gjermania. Sa herë që ajo përpiqet të bëhet një fuqi detare, ajo mposhtet në mënyrë dramatike.
Drama mbi dramë sapo ka filluar.
Ajo që klasa drejtuese ruse po kërkon të realizoje në Ukrainë është një.
Zhdukja e Elitës ukrainase.
Asgjesimi i saj, edhe fizikisht aty ku haset rezistencë.
Me të njejten monedhë po përgjigjet Perëndimi.
SHBA i kanë shpallur në Black List 50 drejtuesit kryesore te Feseratës Ruse, dhe nga keta 28 kanë marr OK nga Departamenti i Shtetit si fillimi i fundit i nje regjimi gjakatarë, kriminelë, barbarë.
Ky operacionë i përmasave globale ka futur në Listën e Zezë kriminelët e luftës që një ditë do të përgjigjen para Gjykatës së Hagës, ata që vetëm në një qytet për 8 ditë kanë zhdukur 21000 persona , të vrarë, të pushkatuarë, të përdhunuarë.
21000 civil.
Ndër vendet aderuese që po mbështesin Listën Biden-Yellen, ndodhen Mbretëria e Bashkuar së bashku me Gjermaninë, Kanadanë, Italinë, Francën, Japoninë, Australinë dhe Komisioni Europian. Ministritë e Drejtësisë, të Brendshme dhe të Financave do të marrin pjesë në këto vënde për të bërë të mundur ekzekutimin e Black List.
E shpallur në një notë të përbashkët nga liderët në fund të shkurtit, ajo ka një mision të vetëm “Të zbatojë masa kundër zyrtarëve dhe elitave ruse pranë qeverisë, si dhe ndaj familjeve të tyre dhe atyre që i ndihmojnë, për të identifikuar pasuritë që zotërojnë në juridiksionet tona”.
Ekziston një listë që qeveria amerikane duhet t’i japë “përparësi”. Ajo u postua në faqen e Thesarit të mërkurën, 16/03/2022 dhe përfshin emrin e presidentit rus Vladimir Putin së bashku me 27 oligarkë të tjerë të akuzuar për pushtimin ushtarak rus të Ukrainës.
Disa prej tyre kanë qenë nën sanksionet e SHBA-së dhe Evropës për vite me rradhë.
Ndër të tjera, ministri rus i Mbrojtjes Sergej Shoigu, në krye të operacioneve ushtarake, shefi i shtabit Valery Gerasimov, shefat e Shërbimit Sekret Sergei Naryshkin (i poshtëruar drejtpërdrejt në TV nga Putin në prag të pushtimit) dhe Nikolai Patrushev, përkatësisht në krye të SVR-së dhe Këshillit të Sigurimit, Igor Kostyukov, drejtori i inteligjencës ushtarake ruse. I njohur është edhe emri Evgeniy Prigozhin, themeluesi dhe udhëheqësi i Wagner, ushtria e mercenarëve rusë të dislokuar nga Libia në Siri, i quajtur “sekretari i Putinit” për shkak të afërsisë së tij me kreun e Kremlinit.
Oligarkët e tjerë në Black List janë relativisht të rinj në emërtimin e sanksioneve të SHBA-së. Ky është rasti i Kostantin Malofeev, lideri i lëvizjes “Rusia e Re”, manjati i botës mediatike. Ai akuzohet nga qeveria amerikane se ka financuar separatistët rusë në Donbas.
Ideatori i një krahu të botës ultra-konservatore bizantine, ai ishte i ftuar në Forumin e Veronës dhe u takua me liderin e Legas, Matteo Salvini. Emri i tij përfundoi në qendër të skandalit mediatik “Metropol” rreth vizitës së Salvinit në Moskë në tetor 2018. Qeveria Draghi emrin e tij e ka në listën kryesore të oligarkëve që po bënë të mundur këto ditë sekuestrimin në vlera monetare dhe në ato të paluajtëshme të një grupi që përfshin Top-50 emrat kryesorë në galasian ruse.
Emra të tjerë të shquar në listën e Yellen përfshijnë Igor Sechin, shef ekzekutiv i Rosneft, gjiganti rus i naftës, industrialisti miliarder Oleg Deripaska, i cili kohët e fundit mori një qëndrim kritik në luftën në Ukrainë, CEO i Gazprom Alexey Miller. Përveç “gjuetisë” së oligarkëve të Putinit, grupi i ri i punës, njofton Thesari i SHBA-së, do t’i japë një shtysë ndarjes së inteligjencës midis vendeve anëtare brenda FinCen (Rrjeti i zbatimit të krimeve financiare).
Barbarët që Perëndimit i morën lekët një ditë do të përgjigjen, bota vështron, bota e shokuar nga krimet ndaj fëmijeve, nënave, motrave të një Kombi Martir atij ukrainas.
Bota pret ndëshkimin e barbarëve.
Populli rus i do në Hagë.
Bota i do në Hagë.