Home KRYESORE Mbreti i Jordanisë: Erdogani dërgon terroristë në Evropë, pyesni Nishanin dhe Jahjagën...

Mbreti i Jordanisë: Erdogani dërgon terroristë në Evropë, pyesni Nishanin dhe Jahjagën për të

Mbreti i Jordanisë akuzon Turqinë se ka eksportuar terroristë në Evropë ndersa ka deklaruar se kriza e madhe e refugjatëve nuk ishte një aksident ashtu si dhe prezenca e terroristëve mes tyre.

“Është fakt që terroristët po shkojnë në Evropë si pjesë e politikave të Turqisë”, është shprehur ai. I pyetur për faktin nëse ISIS po eksporton naftë në Turqi, Abdullah tha se kjo është e vërtetë absolute.

Kjo deklaratë e mbretit të Jordanisë në fakt është bërë më 11 janar gjatë një takimi në Kongresin amerikan, raporton “Middle East Eye”, që mbulon zhvillimet në Lindjen e Mesme. Madje mbreti Abdullah ka shpjeguar dhe motivet pse presidenti turk Erdogan po e bën një gjë të tillë, raporton Panorama.

Abdullah tha se Erdogan beson se “islami radikal është zgjidhje për rajonin”. Sipas tij Turqia jo vetëm mbështet grupet radikale në Siri, por edhe ka mbështetur grupe të tilla në Libi dhe Somali. Abdullah pretendon se “radikalizmi është prodhuar në Turqi” dhe pyeti kongresmenët pse Turqia po stërvit ushtrin e Somalisë.

Madje, ai ka ftuar politikanët amerikanë që të pyesin presidentët e Kosovës dhe Shqipërisë (Presidentja Atifete Jahjaga dhe Bujar Nishani) çfarë mendojnë për Turqinë. Sipas tij, Shqipëri dhe Kosova po i luten Evropës t’i bëjë pjesë të saj, para se Erdogani ta bëjë këtë.

Share: