Home Gjeo-Ekonomia Ahmetaj dhe Angjeli zgjidhen anëtarë të këshillit të Mbikëqyrjes së Bankës

Ahmetaj dhe Angjeli zgjidhen anëtarë të këshillit të Mbikëqyrjes së Bankës

Ditën e sotme Kuvendi ka votuar pro zgjedhjes së Natasha Ahmetajt dhe Anastas Angjelit anëtarë të këshillit të Mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë.

Ahmetaj ka marrë 80 vota pro, 7 kundër dhe 3 vota abstenim ndërsa Angjeli ka marrë 92 vota pro dhe një kundër.

Po ashtu, në Kuvend janë miratuar edhe ndryshimet në buxhetin e vitit 2022 për Paketën e Rezistencës Sociale për përballimin e krizës.

Share: