Home KRYESORE Terrorizmi global dhe feja. Erdoganizmi dhe Gylenizmi ne Shqipëri.

Terrorizmi global dhe feja. Erdoganizmi dhe Gylenizmi ne Shqipëri.

Sot ne emisionin “Perqasje” te gazetarit Artur Nura ne “Adria Net” i ftuar ishte z. Kreshnik Osmani, kryetar i Partia Shqiptare Atdheu dhe u fol per Terrorizmin, Fene dhe Shqiptaret.

Sipas z. Osmani qe e nisi emisionin me nje urim per Pashket kristiane, bota eshte duke kaluar dite shume te nxehta dhe ne duhet te ruajme vendin tone duke e mbajtur ate jashte lojrave gjeopolitike rajonale dhe globale sepse sipas tij, ne Shqiperia e vogel nuk e perballon dot faturen.

“Perpjekjet difektoze te herepashershme te segmenteve te caktuara politike, mediatike apo fetare per t’u bere protagoniste te çeshtjeve me te nxehta te globit dhe predikimet amatore se kush duhet ta drejtoje Turqine apo Sirine, apo Ameriken apo Mosken, apo Iranin apo Europen mund te jene fatale per vende me strukture sigurie kaq te brishta si ky i yni dhe nuk ka asgje te perbashket me te ngrënit “ice cream”. ” tha Omani èer teleshikuesit e Adrianet

Nga ana tjeter z. Osmani shtoi se deklaratat e mbretit Abdullah te Jordanise ne Washinton (te konfirmuara sot prej prestigjozeve britanike dhe boterore) per qendrime te caktuara te krereve te Shtetit Shqiptar dhe atij te Kosoves ndaj Presidentit turk dhe politikes se jashtme te Turqise apo ndaj çdo shteti tjeter, kudo ne bote nuk na shkojne.

“Çdo forme megallomanie shteterore e pastudiuar mire per te marre role qe nuk na perkasin, nuk na takojne dhe nuk kemi fuqi t’i luajme, mund te rezultojne fatale per sigurine tone. Bejme mire te shohim punet e shtepise sepse gjithçka tjeter mund te jete shume e rrezikshme, aq me teper qe situata te tilla mund te perdoren prej segmenteve destabilizuese ne rajon per llogari te agjendave antishqiptare.” – tha Osmani.

Kreshnik Osmani tha gjithashtu se problemet midis grupimeve te ashtuquajtura Erdoganiste dhe Gyleniste ne Shqiperi jane te mireqene dhe shteti duhet te ndërhyje per ekuilibrin e nevojshem, sepse sipas tij, duhet te triumfoje vetem Shqiptarizmi ne ditet e sotme dhe jo te bejme politike me fene!

Share: