Nga Genc Mlloja
Dy pamje te cfare po ndodh ne Shqiperi.
7-8 maj kompania e mirenjohur Neranxi e Instituti Culinar me 1000 studente, organizuan panairin e 15-te te produkteve te saj ushqimore ne nje feste te vertete qe terhoqi me mijra kliente, qytetare te Tiranes e gjithe Shqiperise, Kosoves, Malit te Zi, Mqedonise se Veriut, e vende te tjera, si dhe perfaqesues te trupit diplomatik duke demonstruar potencialin e vet por edhe te Shqiperise per zhvillim ne kete fushe jetike ne nje kohe krize te papare.
Grupi Neranxi deklaroi nepermjet Presidentit te tij Nikollaq Neranxi ne hapje te Festivalit me 7 maj se cdo sherbim eshte i garantuar ne cilesi, sasi e llojshmeri per te gjitha shtresat e popullsise.
E per me teper ai e garantoi kete me bashkepunimin me kompani te mirenjohura ne mbare boten qe asgje te mos mungoje ne keto kohe te trazuara. Prandaj prania e diplomateve e biznesmeneve nga vende te ndryshme te botes ishte tregues tjeter i autoritetit qe Neranxi Group ka brenda e jashte Shqiperise.
Mirepo eshte paradoks qe shteti jo vetem nuk garanton asgje e nuk kontrollon rritjen e cmimeve te produkteve ushqimore per dite ne treg, por godet si armiq biznese jetike me taksa nga me te ndryshmet qe shkojne deri ne ndeshkim.
E sikur te mos mungonte kjo krize ky shtet e klasa politike e ketij vendi e lodhen kete popull me nje kaos te luftes ne mes veti ne vend qe te kerkonin rruge e menyra per t’ia lehtesuar atij mbijetesen.
Por duket se ka rreze drite e kush pati mundesine te ishte ne panairin e organizuar nga kompania Neranxi te shtunen e te djelen e kaluar jo vetem ka shijuar produktet e panumerta te kesaj marke por ka dal me shpresen se dite me te mira do te vijne!
E kompania gjigande Neranxi ka qene gjithnje nje hap para ne te mire te qytetareve sikurse e deshmoi me 2022, per ta cuar me perpara cdo dite!