Home KRYESORE Polici qe punon per statistika dhe absurditeti i realitetit! Nga Anila Hoxha

Polici qe punon per statistika dhe absurditeti i realitetit! Nga Anila Hoxha

Mos u bej statistike e policise – eshte nje shprehje qe e degjoj vazhdimisht ne dyert e gjykates , kur trendi i arrestimeve eshte vetem per drejtues mjetesh ne gjendje te dehur dhe dhunues. Keto te dyja jane gjithashtu gjyqet me klasike ne gjykata dhe zene 70 perqind te proceseve ku shtohet edhe ndertimi i paligjshem nga qytetare qe vene nje tulle ne çati , apo rregullojne nje wc.

Per te qene shteruese , se fundmi edhe qendrat e masazhit ku kapen masazhatoret dhe shpallen ne kerkim shfrytezuesit, qe si ca te tjere sdihet se si rrëshqasim me pas nga kerkimi policor, mbase me “hajd se folim”

Pertej shifrave te fryra te policise të dhëna nga buletinet javore prej te henes ne te diele, deklarohen qindra te arrestuar. Por aty nuk ka cështje domethenese kundër krimit të vërtetë që ne thelbin e punes policore , duhet te paraqiste atë policinë qe tremb te fortin dhe jo nje drejtues trcikli . Ky i varfëri në fund të nje dite ku ngarkon shkarkon , kthehet tu cojë buke femijeve, por ate e shtrijne barkas se skishte letra e ndaj ngel ne dhembet e policise e te drejtesise.

Ska asgje ne keta buletineve javore te publikuar nga Policia e Shtetit.

Per hater te Zotit jeni te turpshem.
Megjithese duket kaq e bukur kjo buje përqindjesh, trafikantësh që serviren me numra por zë më zë janë zero, keto shifra qe shperndahen cdo te diele tregojnë një polici virtuale, e zero kompromisit që ska lene cep pa kapur problematikët e fuqishëm.

E kështu krijohet ideja se policia e pakompromisë e kap lepurin me qerre, që ne këtë rast është AI aspak domethenesi në krim. Dhe natyrisht me bujen prej te ciles policia nuk shpeton dot dhe as drejtoret e saj qarqeve.

Nje buletin policor javor qe flet per operacione te koduara bukur, por qe skane asnje domethenie, jane fiasko. Cfare u be me te kerkuarit e famshem? Me ngjarjet e pazbardhura ?

Cka do te thote, ose ne Shqiperi nuk ka te forte e te rrezikshem , ose ata jane te paarritshem
Ose i vetmi krim qe ndodh ne Shqiperi eshte ‘ e hoqe rripin se hoqe rripin”, pra krimi i drejtimit te mjetit

Megjithate prej javesh policia me nje transparence te plote shifrash tregon se ka punuar, pa e mbyllur syrin nga e hena ne te diele dhe po arreston QINDRA. Po shpall ne kerkim Qindra. A jeni ne vete??

Buletini i fundit tregon se per nje jave, pra per shtate dite te perendise 496 shqiptare, asnjeri emer domethenes ne krim per hir te te vertetes u procedua, u arrestua ose shpall ne kerkim. Me te njejtin ritem ishte edhe java e kaluar. Edhe tjetra.

Edhe tjetra. Me kete ritem , ne fund te vitit secili do kete nje kartele dhe i kriminalizuar dhe per cfare ?? Per rripin . Patjeter qe siguria ne rruge eshte prioritet, por pashi Zotin jo kaq propogande per nje polici qe tregon muskujt me te panjohurit , te papeshet.

Pra thame 496 te proceduar arrestuar, shpallur ne kerkim. Ose per nje jave 124 te arrestuar qe serisht aty mungojne emrat e Talo Celes e atyre te forteve qe bejne ligjin e botes se krimit.

Nga keta 124 te arrestuar ne 17 operacione policore qe thoni ju renddashes, ligjdashes, 97 jane drejtues automjetesh. E lexuat mire nga 124 te arrestuar 97 jane shofere, e meqe jemi ketu Policia e Shtetit qe sic kuptoj i funksionon vetem dora e Policise Rrugore ne nje jave ka vendosur 15.635 gjova. Vleren monetare te tyre nuk e tregon buletini keshtu qe nuk e llogaris dot as une. Por ne arken e shtetit nuk ka shkuar 1 euro, duhet te jete dicka me teper.

Nga 124 te arrestuar heqim 97= 27
Keta te 27 jane te kerkuar te dores ” te harruar ” , dhunues ne familje dhe arresto se na duhen shifra qindra e qindra

E moret vesh si goditet krimi?
Ditë te mbare miq!

Share: