Intervista, Koha TV, Prishtine.
Rezoluta e djeshme, e para e ketij lloji ne Shqiperi, u paraqit ne Kuvend, ne perputhje me procedurat e tij.
Aresyet e paraqitjes jane te gjera dhe serioze.
Qofte keto historike, qofte te lidhura me aktualitetet ne Europe e Rajon.
Kujtesa e masakrave, genocideve, kerkimi i faljes per ato jane te rendesishme edhe per mos perseritjen e tyre.
Maxhoranca fatkeqesisht e rrezoi aprovimin e kesaj Rezolute, teresisht ne frymen e asaj te PE, si ne Konferencen e Kryetareve ashtu dhe ne seancen plenare, duke krijuar nje skandal te vertete, nje akt tejet negativ.
Ne politike kane rendesi qendrimet publike te Parlamentit, deputeteve etj.
Parlamenti “flet” me Rezoluta e vendime
Kjo pengese transversale per Rezoluten ndodhi per shkak te interferencave te Serbise e Vucicit, per shkak te nje ndervarje te Rames ndaj tij.
Ketu nuk kemi te bejme me inate e qendrime personale, kemi te beje me pozicionime politike.
Argumentat cfajesuese te tilla, te atyre qe kryen kete gabim fatal, jane per te qeshur e per te qare.
Jemi duke pregatitur tashme nje Rezolute te re, kete here per genocidin serb ne Kosove.
Ndersa Ballkani i hapur eshte “kufoma” e Jugosllavise se Re e “ngjallur nga Vucic.
Ai eshte nje projekt anti europeist, qe i sherben hegjemonise ekonomike e politike te Serbisev ne Rajon e zbehjes se Kosoves sovrane.
Ai synon te na devijoje per ne Lindje, edhe nepermjet Unionit EuroAsian te Moskes, ku Serbia ben pjese.
Ai i kundervihet projekteve europiane si Procesi i Berlinit.
Rajoni yne ka nevoje per projektet e BE, qe te na mbledhin se bashku nen lidershipin e Brukselit.
Kjo na afron midis nesh dhe na drejton drejt Perendimit.
Per ne shqiptaret e shumicen e Rajonit nuk ka te ardhme tjeter pervecse asaj Perendimore e Europiane, cdo tjeter do te ishte tragjike.