Presidenti Zelensky thotë se jetët humbin në Ukrainë çdo moment që Perëndimi vonon të ushtrojë më shumë presion mbi Rusinë.
“Vetëm shikoni situatën tani”,-tha ai në fjalimin e mbrëmshëm. “Shikoni numrin e javëve që Bashkimi Evropian është përpjekur të bie dakord për paketën e gjashtë të sanksioneve kundër Rusisë.”
Tashmë ka kaluar gati një muaj që kur shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen njoftoi propozimet për ndalimin e importeve të naftës ruse. Por pse i është dashur kaq shumë kohë BE-së që të miratohen masa të tilla?
Rezistenca nga vendet e varura nga nafta ruse – veçanërisht Hungaria – ka bërë që të mos ketë një marrëveshje unanime. Sllovakia dhe Republika Çeke janë ndër të tjerat që kanë shprehur shqetësim.
Ndërsa udhëheqësit e BE-së pritet të takohen sërish të hënën, shkruan BBC./Opinion.al