Kryeministri i vendit Edi Rama, me anë të një postimi në Twitter, ka zbuluar bisedën që kishte ditën e sotme në samitin e NATO-s, me presidentin e SHBA-së Joe Biden.
Rama bëri të ditur se Biden ka thënë fjalët më të mira për Shqipërinë e rolin e saj në Këshillin e Sigurimit, si dhe se ka shprehur dëshirë për të organizuar diçka bashkarisht me rastin e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Shqipëri-SHBA
Kryeministri gjithashtu njoftoi se vlerëson marrëveshjen e arritur mes Suedisë, Finlandës dhe Turqisë si dhe tha se kërkoi që Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmin e Partneritetit për Paqe
“Dëgjova nga Presidentin Joe Biden fjalët më të mira për Shqipërinë dhe rolin e saj në Këshillin e Sigurimit e në NATO, si edhe shprehjen e dëshirës së tij për të organizuar diçka bashkarisht me rastin e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Shqipëri-SHBA
Vlerësova marrëveshjen e arritur mes Suedisë, Finlandës dhe Turqisë,duke çmuar qasjen e drejtëpërdrejtë të Presidentit Erdogan në funksion të një shqetësimi shumë serioz të shtetit turk dhe nënvizuar se kjo marrëveshje është një shembull për zgjidhjet e problemeve mes aleatësh
SOT në NATO: Kërkova që Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmin e Partneritetit për Paqe💪Vendet që nuk e njohin ende Kosovën duhet të vlerësojnë qëndrimin e saj krejt të njehsuar me BE-në ndaj agresionit rus mbi Ukrainën – pavarësisht se Ukraina nuk e ka njohur ende Kosovën”
Top Channel