Home KRYESORE “S’kam mbledh asnjë lek sot, jam zero!”/ Skandali i Tufinës, publikohen përgjimet...

“S’kam mbledh asnjë lek sot, jam zero!”/ Skandali i Tufinës, publikohen përgjimet mes drejtorit dhe bashkëpunëtorëve

Top Channel ka siguruar dosjen e skandalit të zbuluar pas disa muajsh hetime, të cilat nxorën në drite një skemë korrupsioni që favorizonte marrjen e kredive të buta në Bashki, ndërtimet pa leje si dhe ‘prenotimin’ e varreve në Tufinë kundrejt pagesës.

Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha  janë përgjimet e marra nga bisedat mes drejtorit të varrezave të Tufinës, Eljodor Ndini dhe personave të tjerë që kanë bashkëpunuar me të.

Punonjësi i Sektorit të Varrezave Tufinë, Gazment Daja kërkon lekët nga A. M. për t’ia dhënë drejtorit. Provat e siguruara për Ndinin janë bisedat që ka bërë në whattsap me shtetasin Albani Tufinë, i cili është vënë në dijeni për një gropë varri të hapur nga inxhinieri dhe ka marrë lekë për këtë gropë varri.

Biseda tjetër është kur personi me emrin Alban, i identifikuar si Alban Ajazi roje në varrezat e Tufinës i tregon një varr i cili i ka kaluar bordurat kryesore dhe drejtori Eljodor Ndini thotë “E ka bo jashtë përmasave,e mbyte”.

Në një sekuencë tjetër vërehet një episod ku i thotë “Bëja normale dhe mos ja premto kot”.

Në mesazhe të tjera thotë”A do i ndërrojmë makinat se sa më erdhën lekët”.

Në një sekuencë tjetër vërehet një episod ku drejtori i thotë “Nga humbe sot që mu deshe mua”

Ndër të tjera, në dosje janë edhe bisedat:

Ku je me!”

“Ke Zyrat”

“Ho me cer tha qorri”

“ Thot shefi a na nimo me 700 €!”

“ Ho me, Erdhi varrim”

“O jet, Ku do e fusim sot”

“ Kush e ka Herri” 

Edhe thuj 5, Jo me bo si ku**at mrapa”

“Po ska mo vene”

“Ka se kam un”

“Ku Aty ke 162”

“Ok, Hajde lart”

“Aty je per komfirmim”

“Me thuj po jo”

“Se jam me ledin ketu”

“Ok Se fola”

“Shife se jan te erit ato, mos te llapin nai gjo!”

” Hajde Ku je!”

“Me bo i 700 po pate mundesi Edhe rregullona me ato”.

Një provë tjetër është biseda me personin  J. C. Akshi, ku drejtori Eljodor Ndini i dërgon një foto të legalizimit të personit Flamur Qefalia dhe më pas i thotë “shumë faleminderit ta kam borxh”.

Po ashtu bën bisedë duke i kërkuar se ka një mikun tij që ka aplikuar për kredi dhe i jep bashkia kredi të butë duke i thënë “shiko mos bësh ndonjë gjë”.

Po ashtu i thotë  “kam dhe nusen për të marrë kredi por do takoj A. S. se ajo është e para e kësaj pune”.

Biseda tjetër ndodh me personin emrin emrin Milla, ku i dërgon një dokument legalizimi dhe i thotë “ma shiko”, ai i thotë “ok”.

Sipas dosjes, Endrin Milla është punonjës privat dhe ka biseda  me drejtorin Eljodor Ndini të cilat kanë lidhje me legalizimin e shtetasit Flamur Oefaliaku i thotë të jap gjashtë milionë kur ta përfundosh.

Po ashtu Ndini i dërgon një numër parcele , një gropë të hapur dhe më pas i thotë Millës  “më ke bërë dëm me atë gropën , më kanë bërë shumë pis”.

“Hë se flas unë me Albanin”, thotë Milli. Më pas i thotë “hë mos mi lër mbas dore , edhe 6 të jap unë”.

Sipas dosjes, ai është pyetur se për çfarë e ka përmendur shifrën gjashtë. Shtetasi Endri Miilli i ka thënë që do t’i jepte 6 milionë për legalizimin që do bënte.

Në një bisedë tjetër Endri Milla I thotë “o  500 mijë o u dh*e puna”

Ai ka bërë një bisedë tjetër ku Endri Milla I thotë “merri lekët, 100 thuaj t’i thotë”.

Në bisedën tjetër i dërgon fotot e banesës që është për legalizim të shtetasit Flamur Qefalija.

Në bisedë tjetër drejtori i arrestuar  i dërgon fotot e aplikimit dhe të gjitha veprimet që ka bërë për legalizimin dhe Milla i thotë “doje gje?”, ndërsa Eljodor i thotë “të lija nja 60 ti kesh“, ndërsa Milla i thotë  “të lej gjë tek Saja. Po ashtu më thuaj se e rregullojmë dhe nesër mledhim nai lek mbase si e diel”.

Më pas Mhilla i dërgon foto të koaludimit të shtetasit Flamur Qefalija dhe i thotë për kontroll teknik në Tiranë 2,Çne ka ardhe aj inxhinjerja këtej sot me syze?”.

Eljodori i thotë “ Zhani”.

Në bisedën tjetër i thotë Mhilla “më sill 500 mijë se më duhen, se jam ngushtë, Nuk kam mbledh asnjë lek sot jam zero”.

Eljodor Ndini i thotë “ E la pra nesër, do vi te zyra, u merz se edhe gjasme mi kërkove, I thash që më ke bo i varr E stë kam dhën akoma lekët”.

Mhilla i thotë “ Më sill 500 sot të tjerat nesër, Më gjej sot 500”.

Në një bisedë tjeter Eljodori i thotë Millës “jam me Latifin, I ke thënë , mbarova I dhashë kafen , me mirë se të bëjë fjalë dhe ti u fusje në siklet, gjete sebeb me u kap”.

Latif Shehu rezulton të jetë me detyrë Teknik Sektori në varrezat e Tufinës pranë Agjencisë së Shërbimeve Funerale të Bashkisë Tiranë.

Policia e Tiranës dhe prokuroria identifikoi të përfshirë në këtë skemë 12 persona, ku tetë u arrestuan, dy u proceduan në gjendje të lirë dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim.

Të arrestuar për korrupsion, ushtrim i ndikimit i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim të detyrës është Eljodor Ndini, me detyrë Drejtor i Agjencisë së Shërbimeve Funerale në Bashkinë e Tiranës dhe Xhemal Mena, Latif Shehu, Gazment Daja punonjës të Sektorit të Varrezave Tufinë, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.

Bujar Lica, Alban Ajazi dhe Endrin Milla akuzohen për  “Ushtrim i ndikimit i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe Fatjon Gjonaj për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kundrejt shpërblimit nga 30.000 deri 50.000 lekë të rinj, duke shpërdoruar detyrën, kanë siguruar vendvarrime për shtetas të ndryshëm, në varrezat e Tufinës.

Gjithashtu, nga përgjimet, ata mundësonin nxjerrjen e lejeve të ndërtimit dhe rindërtimit, nga institucionet përgjegjëse, për banesat e dëmtuara nga tërmeti, kundrejt pagesës 200.000 lekë të reja:  nxjerrjen e certifikatave të pronësisë pranë ASHK-së; përfitimin e certifikatave të vaksinimit kundër Covid-19, kundrejt pagesës 30.000 lekë të rinj, si dhe përfitimin e kredisë të butë pranë bashkisë Tiranë.

Top Channel

Share: