Home Gjeo-Ekonomia Albin, varfëria në Kosovë mbahet fshehur nga milionerët – pronarët e TV-ve…

Albin, varfëria në Kosovë mbahet fshehur nga milionerët – pronarët e TV-ve…

Nga Kimete Berisha

  • Tash kafenetë janë mbushur plot;
  • Shend e verë, gëzim e hare…
  • Varfëria nuk shihet me sy – se e fshehim me buzëqeshje dhe me kamera!
    Inati dhe sevdaja na ka mbajt’ gjithmonë.

Varfëria në Kosovë mbahet fshehur nga milionerët – pronarët e TV-ve, që shesin kastraveca, kafe, birra dhe lajme politike.

  • Hoxha e ka shpjeguar një herë e përgjithmonë dhe na ka udhëzuar qartë:
    nëse mushkonja është e keqe – mbyte lirisht,
    nëse mushkonja s’është ‘njeri’ i keq – mos e mbyt.

Ti e merr mushkonjën në pyetje një herë, ia zbulon qëllimet, pastaj vendos për fatin e saj, se ato që ta pinë gjakun krejt janë femra.

  • Mjekët po ikin – për një jetë më të mirë.

Ministria e Shëndetësisë vazhdon tregtinë me fatkeqësinë e pacientëve dhe vazhdon ‘me turizmin e sëmundjeve’ – Turqia 2022.
Masakër shtetërore.

  • Varfëria po rritet – kokrra e grurit po zvogëlohet.

Peci ka mbetur Pec.

  • Paret e Ringjalljes janë vjedhur!

Covidi i ka fajet.

  • Krejt janë varfëruar – Rifati ka mbetur milioner.
  • Fondet e qeverisë që i ka tubuar Albin Kurti – mbahen fshehur nga populli që i ka dhuruar.
  • Janë shtrenjtuar rrëmojcat!
  • Vjosa Osmani me sukeses po i kryen ritualet e Hënës!
  • Manastiri i Deçanit i tutet shqiptarit – si Zotit.

Me të drejt tutet – e sheh Manastiri se Serbia e vjedh Novobërdën ditëm drekë,
e qeveria Kurti (habiten, nuk i shohin hajnat, të preokupuar me mishin e restoranit me pamje kah kalaja e Novobërdës),

…qeveria Kurti nuk e ndjek hajnin serb, por e lut të vetëdijësohet, ta kthej artifaktin e vjedhur ‘molim te’!

  • I ikuri nga Presheva, Liburn Aliu, nuk e kupton se Deçani (bashkë me Manastirin) është i Kosovës.

…qeveria Kurti dhe Presidentja e shohin Manastirin si pronë të Serbisë!
Gabojnë.

E Manastiri i Deçanit ka frikë mos po e vjedh Serbia – po e ndan nga Kosova…

  • Nafta është liruar 1 cent.

Në Kosovë nuk bëhet hesap centshi
(bukë s’ka m’u ngi shqipja ama centshin s’ta bëjnë hesap)…

  • nuk kthehet kusuri një, dy, tre, katër cent (se marre me lyp kusurin, dukesh fukara) –
    prandaj kur flasin shqiptarët për centa – të mashtrojnë.
  • Armend Muja nuk është shizofren, por e ka parë p. e macës…
    e ka parë se si janë rritur rrrogat ende pa u rritur.

Mos m’i ka pa edhe do sandale të kuqe që e kam në plan m’i ble?!

P.S.. Vazhdon (nëse rrini urtë)!

Share: