Home KRYESORE Kryeministri i Sri Lankës urdhëron ushtrinë të rikthej rendin në vend

Kryeministri i Sri Lankës urdhëron ushtrinë të rikthej rendin në vend

Kryeministri i Sri Lankës Ranil Wickremesinghe i ka thënë ushtrisë që të bëjë “çfarëdo që është e nevojshme për të rivendosur rendin” pasi protestuesit sulmuan zyrën e tij të mërkurën.

Wickremesinghe është emëruar president në detyrë nga presidenti Gotabaya Rajapaksa, i cili është arratisur nga vendi.

Por vendimi për ta lënë atë në krye shkaktoi protesta të mëtejshme duke kërkuar që edhe kryeministri të largohej.

Sri Lanka ka vuajtur nga kriza e saj më e keqe ekonomike në dekada.

Shumë fajësojnë administratën Rajapaksa për krizën dhe e shohin zotin Wickremesinghe, i cili u bë kryeministër në maj, si pjesë e problemit.

Të mërkurën, për herë të dytë në më pak se një javë, protestuesit hynë në një ndërtesë shumë të sigurt shtetërore. Këtë herë ishte kryeministria.

Në një fjalim televiziv, Wickremesinghe u bëri thirrje protestuesve të largohen nga zyra e tij e pushtuar dhe ndërtesat e tjera shtetërore dhe të bashkëpunojnë me autoritetet./Opinion.al

Share: