Home Gjeo-Ekonomia Blinken: Mbështesim RMV dhe Shqipërinë në procesin e anëtarësimit në BE

Blinken: Mbështesim RMV dhe Shqipërinë në procesin e anëtarësimit në BE

Në një postim në rrjetin social “Twitter”, Blinken shkruan se SHBA mirëpret miratimin e parlamentit maqedonas.

Ndër të tjera, ai shkruan se mbështesin Maqedonisë e Veriut dhe Shqipërinë në procesin e anëtarësimit në BE.

“Shtetet e Bashkuara mirëpresin votën parlamentare të Maqedonisë së Veriut për të avancuar në rrugën e saj drejt BE-së, në përputhje me vlerat dhe aspiratat e qytetarëve të saj. Ky është një moment kritik për Evropën. Ne mbështesim Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ndërsa ato ecin përpara në procesin e anëtarësimit në BE”,-shkruan Sekretari amerikan i Shtetit./Opinion.al

Share: