Home KRYESORE Mbrotja e moralit nga të pamoralshmit…

Mbrotja e moralit nga të pamoralshmit…

Nga Lis Bukuroca

Po të kishin dalë mijëra shqiptarë, ose qindra mijëra para Qeverisë maqedonase për ta mbrojtur dinjitetin e gruas shqiptare, Maqedonia do të ndodhej para shembjes, ose do të mbushej mend si trajtohet sfera private.
Po të kishin dalë 1000, do të flitej për një elitë iluministe shqiptare, që mbron poshtërimin e gruas, qoftë edhe asaj maqedonase.

Po të kishin dalë në protestë para qeverisë maqedonase dhjetë burra shqiptarë, do të kishim thënë: sa pak kemi burra që mbrojnë dinjitetin dhe privatësinë e gruas!!!

Ngushëllime, nuk e kemi asnjë!

Kemi një popull të shpërbërë moralisht, kombëtarisht dhe mendërisht: krijon pështypjen e fiseve, që jetonin në grupe dhe kënaqen, kur një nacionalist maqedonas, poshtëron një bijë, një nënë, ose një motër shqiptare!!! U argëtuan maqedonasit, u argëtuan burrat shqiptarë!

Po argëtohen një popull me apartheidin, që i bëjnë ata që përgjojnë edhe gratë shqiptare.

Njeriu duhet të jetë kafshë e të mos kuptojë se në Maqedoni, përgjohen të gjithë shqiptarët. Një popull, që nuk mbron gratë e veta, nuk mbron as bythën e vet!!!

Bozhinovski nuk poshteroi Ermira Mehmetin, Bozhinovski denigroi nderin e gruas, sipas dëshirë së shërbimit sekret, kurse gazetat tona në ekstazë të përmbajtur, nxituan ta bëjnë publike urdhërin e shërbimit shtetëror!

Në vend të zemërimit: argëtim. Tallava-qëndrim dhe shumë dinjitoz!!!

Share: