Home KRYESORE Tritan Shehu: Nesër mitingu i 28 Korrikut, si “adrenalinë” për të ringjallur...

Tritan Shehu: Nesër mitingu i 28 Korrikut, si “adrenalinë” për të ringjallur një të “vdekur”!

Neser mitingu i 28 Korrikut, si “adrenaline” per te ringjallur nje te “vdekur”!Dhe ketu gabojne rende autoret, sevilet…i vdekuri nuk ngjallet, varroset.Gabim tipik ky per te gjitha autokracite, diktaturat, edhe i Rames. Keshtu veproi Caushesku me 21 Dhjetor 1989 ne Bukuresht!Keshtu mendoi Alia me mitingun e 13 Korrik 1990 ne Tirane!

Shume te tille kane menduar e vepruar keshtu, por perfundimi i tyre i paracaktuar nga historia nuk ndryshoi dot.Keto rregjime arkaike e te vdekura gjithsesi dolen nga skena e historise duke u kujtuar me tej vetem per te keq.Ata lloj shemtirash-mitingje prej te cilave ne shqiptaret kemi pare shume, nuk i shpetuan dot.

Te tilla aktivitete “ falenderimi”, “mirenjohje” “adhurimi” “besnikerie” ndaj liderit suprem e “sukseseve” te tij, jane karakteristike vetem e rregjimeve.Primitivizma te njerezve primitive keto, qe kerkojne te kenaqin “epshet” e autokratit a diktatorit, t’i “injektojne” atij gjume te qete, ndersa populli nuk fle.Mitingjet, manifestimet si rregull ne demokraci organizohen nga opozitat, grupe shoqerore, sindikatat, per te protestuar, sjelle ne vemendje problemet e njerezve.

Nqs Rama do te kamufloje kete ”teatralitet me pjesemarje te detyruar” me aspiraten europiane te shqiptareve, gabon e spekullon rende.Shqiptaret e kane treguar me te tjera qendrime e veprime gjate historise sone mijera vjecare qe jemi nje popull thellesisht pro perendimor, europeist.

Eshte Rama ai qe ka demostruar te kunderten me anti europeizmin e tij, ne cdo akt politik, duke e vendosur Shqiperine perseri ne nje “udhekryq historik”.Dhe ky pozicionim i tij nuk mund te makiazhohet a korregjohet dhe jo me te ndryshoje, me ate “mitingun” tipik autokratik Lindor.

Ky rregjim tashme nuk mund te ringjallet…ai eshte realisht i vdekur.Ai duhet thjesht vendosur ne analet e “erreta” te historise sone si nje keqe per te mos u perseritur.

Share: