Home KRYESORE Diplomati gjerman rreh për vdekje bashkëshortin, pasi e shkeli dhe e masakroi...

Diplomati gjerman rreh për vdekje bashkëshortin, pasi e shkeli dhe e masakroi me objekt metalik

New York Post raporton se një diplomat gjerman, i punësuar në Brazil u arrestua pasi dyshohet se kishte rrahur për vdekje burrin e tij dhe më pas u përpoq të mbulonte krimin.

Diplomati Uwe Herbert Hahn (djathtas) akuzohet për vrasjen e bashkëshortit Walter Henri Maximilien Biot (majtas).

Uwe Herbert Hahn, i cili punon si konsull gjerman në Rio de Zhaneiro, akuzohet për vrasjen e bashkëshortit belg Walter Henri Maximilien Biot të shtunën – vetëm një javë para ditëlindjes së tij të 53-të.

Trupi i Walter Henri Maximilien Biot u gjet i pa jetë dhe me hematoma të shumta. Uwe Herbert Hahn nuk do të marrë imunitet diplomatik për shkak të ashpërsisë së akuzave kundër tij.

Hahn u tha zyrtarëve se Biot vdiq pasi një kombinim të pijeve dhe pilulave të gjumit, e cila e bëri të rrëzohej dhe të goditej në kokë.

Por një raport mjeko-ligjor zbuloi se Biot – i gjetur në apartamentin e çiftit në plazhin Ipanema – ishte rrahur brutalisht.

Raporti zbuloi se trupi i Biot kishte “mavijosje të ndryshme në bust, të ngjashme me lëndimet e shkaktuara nga shkelja, si dhe shenja të goditjes nga një objekt cilindrik”.

“Versioni i ngjarjes së dhënë nga konsulli, se viktima pësoi një rrëzim, është i papajtueshëm me konkluzionet e raportit të mjekësisë ligjore,” tha Lourenco, nga zona e 14-të e policisë së Rio de Zhaneiros.

Hahn akuzohet jo vetëm se ka gënjyer për mënyrën se si i shoqi vdiq, por edhe se ka tentuar të mbulojë skenën përpara se të mbërrinin policët, raporton NYP.

360grade.al

Share: