Dalin pamjet e operacionit të përbashkët të Guardia di Finanza me policinë e Vlorës, në vendin e quajtur “Gjiri i Arushës.”
Në kuadër të operacionit “The Eye” u bë sekuestrimi i rreth 1 ton kanabis.
Operacioni u zhvillua nga toka, ajri dhe deti duke përdorur edhe helikopterin e Guardia di Finanzës.
Gjatë operacionit u arrestuan 5 persona, 3 vlonjatë dhe 2 ukrainas.
Emrat e të arrestuarve
Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë 3 vlonjatët Arbër Saraseli, 31 vjeç, Saverjo Imeraj, 22 vjeç dhe Qemal Pekmezi, 19 vjeç.
Ndërsa Guardia di Finanza, në ujërat italiane ka arrestuar në flagrancë dy shtetasit ukrainas Bychkovi Serhii , 43 vjeç dhe Senkevych Serhii, 62 vjeç.
Aksioni është zhvilluar ditën e djeshme, kur 3 vlonjatët rreth orës 15:00 kanë transportuar lëndën e dyshuar narkotike marijuanë, me 3 skafe drejt një mjeti tjetër lundrues, në thellësi të ujërave të detit Jon dhe më pas e kanë nisur atë drejt Italisë.
Në momentin e shkëmbimit të lëndës narkotike ka ndërhyrë Guardia di Finanza.
Pothuajse 1 ton kanabis ishte e ndarë në 153 pako të cilat u sekuestruan.
Policia gjeti në shtëpinë e Saverjo Imerajt 3 skafet të cilat u përdorën për transportin e lëndës narkotike, 3 aparate celularë dhe 2 automjete të tjera./Abcnews.al/