A do te jete Erion Veliaj pasardhësi i Edi Rames ne PS e me gjere! Kjo pyetje shtrohet here pas her ene Media. Disa thonë se kjo vjen për shkak se kryeministri Edi Rama po e ndjen pleqërinë tek afrohet, kur është vetem 52 vjec! Të tjerë shkruajnë se në PS ka nisur që tani gara se kush do e pasojë Edi Ramën dhe se ka pak gjasa qe Rama te qendroje gjate aty
Me rastin e Kongresit të PS-së, fjalën hapëse e mbajti kryebashkiaku Erion Veliaj. Sot, në një aktivitet për 7-vjetorin e anëtarësimit në NATO, sërish i pari që foli ishte Erion Veliaj. Te pranishëm kaq shumë në media dhe ekrane, sa qe spekulluesit filluan te thone qe Veliaj sheh më larg se posti i kryebashkiakut, edhe pse publikisht deklaron se po punon vetëm për atë që i kanë besuar qytetarët.
Mediat kanë spekuluar se kjo ka zgjuar xhelozi në PS, sidomos tek ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe te Taluant Balla si dy nga njerzit me te afert te Edi Rames. Pak pyesin por senatoret e PS cdo bejne!? Ku jane ata/ato?! ne fakt ne do te jemi deshmitare se historia e PS nuk mund te jete vetem histori e rilindjes te Edi Rames.