Home Gjeo-Ekonomia Rusja e arrestuar në Gramsh/ Gazetari bullgar:Ka histori interesante.Udhëtonte me…

Rusja e arrestuar në Gramsh/ Gazetari bullgar:Ka histori interesante.Udhëtonte me…

Gazetari bullgar Chisto Grozev, në një status në rrjetin social “Twitter” ka shkruar në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në uzinën e armëve në Gramsh.

Grozev thotë se shtetasja ruse e arrestuar, është Svetlana Timofeeva, për të cilën deklaron se ka një histori interesante.

Më tej, gazetari bullgar shton se shtetësja ruse ka pasur një rast të ngjashëm edhe në Egjipt, ku një nga “fotografët” me të cilët udhëtonte, është shpëtuar vetëm me ndërhyrjen e Ministrisë së jashtme ruse.

“Një nga ruset e ndaluara në Shqipëri është Svetlana Timofeeva. Ajo ka një histori interesante udhëtimi: kalimet kufitare tregojnë se ajo udhëtoi shumë herë në shoqërinë e “fotografëve” dhe ​​të paktën një prej tyre u arrestua këtë janar në Egjipt dhe duhej të shpëtohej nga Ministrisë së jashtme ruse.”-shkruan ai.

Grozev  njihet për faktin që ka zbuluar agjentët rus të cilët tentuan të helmonin kritikun e Kremlinit Alexei Navalny.

Share: