Home Gjeo-Ekonomia Pa Filtra, eksperti ushtarak Dritan Goxhaj: Albin Kurtit i duket vetja Zhelenski...

Pa Filtra, eksperti ushtarak Dritan Goxhaj: Albin Kurtit i duket vetja Zhelenski i Ballkanit, loja me spiun rusë mund të jetë e stisur!

Eksperti ushtarak Dritan Goxhaj i ftuar i gazetarit Artur Nura në emisionin Pa Filtra në Ntv Televizion duke folur për arrestimin dhe gjyqin mbi dy shtetasit rusë dhe një ukrainas që akuzohen për veprimtari spiunimi, tha se ligji duhet të veprojë mbi ta, por se nuk besonte te egzagjirimin e kësaj situate.

Objektet ushtarake mbi të cilat janë kapur këta shtetas të huaj janë të deklasifikuara sepse nuk kanë veprimtari ushtarake – tha Goxhaj duke shtuar – këtë gjë e tha edhe ministri i mbrojtjes i cili është autoriteti përgjegjës.

Ne jemi anëtarë të NATO-s dhe gjithçka ushtarake në Shqipëri kryhet në koordinim me Këtë organizatë ushtarake.

I vetmi qëllim sipunazhi – tha eksperti ushtarak – mund të jetë qëllimi i dikujt jashtë këtyre personave për të ndjellë tensione midis shteteve, sepse pjesa tjetër e kësaj situate nga pikëpamja ushtarake nuk më thotë asgjë tha Goxhaj.

Në lidhje me deklaratat e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për mundësitë e një përplasje ushtarake të Serbisë në Kosovë dhe luftën e tretë botërore, eksperti ushtarak Goxhaj tha se Kurti mund të dëshirojë të jetë Zhelenski i Ballkanit, por ushtarakisht kjo nuk mund të ndodhë kurrësesi!

Lufta e parë botëtore mund të ketë patur nxitës të ngjashëm me të sotmet, por atëherë nuk kishte NATO dhe, ndaj them që nuk mund të ndodhë kurrësesi!

Serbia patjetër që është aleate e Rusisë në Ballkan, por nuk mund të harrojmë – tha eksperti Goxhaj që ajo është e rrethuar me vënde anëtare të NATO-s dhe e izoluar për të mos patur mundësi të reagojë ushtarakisht!

Share: