Home Gjeo-Ekonomia Policët shqiptarë në Angli, ja plani për dëbimin e emigrantëve të paligjshëm

Policët shqiptarë në Angli, ja plani për dëbimin e emigrantëve të paligjshëm

Oficerët e policisë shqiptare do të vendosen në Dover të Anglisë brenda disa ditësh, për të ndihmuar në identifikimin dhe dëbimin e emigrantëve të paligjshëm.

Kjo është një nga masat e marra nga Sekretarja e Brendshme Priti Patel për shkak të rritjes së numrit të emigrantëve shqiptarë të cilët kanë kaluar në mënyrë të paligjshme në Angli.

Sipas Telegraph,  Zonja Patel zhvilloi bisedime me ministrin e brendshëm shqiptar Bledi Çuçin, të martën për të gjetur një mënyrë se si ata mund të përshpejtonin deportimin e emigrantëve të paligjshëm shqiptarë sipas një marrëveshjeje kthimi që ajo nënshkroi me vendin tonë vitin e kaluar.

Oficerët e lartë të policisë shqiptare pritet të vendosen në Dover dhe portet e tjera për të ndihmuar në identifikimin e shqiptarëve, për të hetuar prejardhjen e tyre duke përfshirë lidhjet kriminale dhe për të ndihmuar Forcat Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar.

Pretendohet se 6,000 nga 23,000 emigrantë që kanë arritur në Mbretërinë e Bashkuar janë nga Shqipëria, edhe pse vendi ynë është aleate e NATO-s që aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe nuk ka parë asnjë konflikt për më shumë se 25 vjet.

Ndërkaq, e hëna regjistroi një shifër rekord ditore prej 1,295 migrantësh që kaluan Kanalin.

Telegraph, shkruan se një fushatë reklamuese do të nisë të enjten në Shqipëri nga Ministria e Brendshme për të paralajmëruar emigrantët në gjuhën e tyre se do të përballen me deri në katër vjet burg dhe deportim nëse hyjnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar./Opinion.al

Share: