Home Gjeo-Ekonomia Pa Filtra, Alma Lama: Po nga reciprociteti me Serbinë përfitojnë qytetarët. Duhet...

Pa Filtra, Alma Lama: Po nga reciprociteti me Serbinë përfitojnë qytetarët. Duhet punuar për të dinamizuar marrëdhëniet me Shqipërinë!

Gazetarja Alma Lama, ish parlamentare në Kosovë dhe ish ambasadore e Kosovës në Itali, ishte sot e ftuar e gazetarit Artur Nura në emisionin Pa Fltra në Ntv Televizion.

Lama e cilësoi marrëveshjen e fundit të reciprocitetit si një avantazh për qytetarët e Kosovës të cilat bëjnë tregëti apo zhvillojnë marrëdhënie të tjera me Serbinë.

Lama shtoi se sigurisht nuk ka nevojë me entuziazëm të tepruar sepse sigurisht nuk do të vonojë dhe Beogradi dhe ndërkombëtarët do kërkojnë nga qeveria e Albin Kurtit pranimin e Asociazionit të Komunave me shumicë serbe gjë e cila e komplikon situatën politike në Prishtinë dhe nuk çon drejt një njohjes reciproke me Serbinë, por me një autonomi të këtyre komunave të cilat mund të sjellin tentativa ndarjeje të Kosovës.

Ish ambasadorja Lama shtoi se faktori ndërkombëtar duke patur frikë që Serbia mund të shkoi nga Rusia po e penalizon Kosovën duke e shtyrë drejt një bashkëpunimi të detyruar me Serbinë!

Mos futja e Kosovës në të drejtën e lëvizjes në zonën shengen është një padrejtësi e madhe si në respektimin e të drejtave themelore ashtu edhe në dinamizimin ekonomik të të vetmit vënd të izoluar në Ballkan.

Nga ana tjetër – shtoi Lama – edhe marrëdhëniet me Tiranën nuk duhen thjesht formalizuar me mbledhje formale dy qeverish! Ato duhen dinamizuar që Kosova të fitojë më pavarësi ekonomike, kulturore dhe shëndetësore ndaj Serbisë!

Marrëveshja për njësimin e teksteve, sipas Lama është e vonouar, por më mirë vonë se kurrë tha ish parlamentarja e Kosovës që është shtetase e lindur në Shqipëri dhe martuar e krijuar familje në Kosovë.

Share: