Nga Fahri Musliu
Nuk di pse po habitemi për këtë rast monstruoz e raste tjera të ngjashme të dhunës kur plotë 23 vjet në liri i kemi heshtur të këqiat. I kemi mbyllur veshet, sytë, e kemi kultivuar oportunizmin dhe indiferencën. Jemi shndërruar në bisha ku e kultivojmë veç inatin, urrejtjen, dhunën..Nëse të keqës nuk i’a dal hovin ajo është si orteku i borës, gati i pandalshëm dhe rrënues. Për këtë jemi të gjithë fajtor, nuk mund të amnistohen askush.
Pra asgjë e habitshme kur për dy dekada, nga një shoqëri politike me një shkallë sado të lartë kulturore e civile, u kthyem në shoqëri tribale parapolitike. Prandaj rrugëtimin do t’a vazhdojmë me çrregullime e pasoja edhe më të mëdha, sepse po heshtim.
Nuk mjaftojnë dënimet verbale e as protestat, për turp siç ndodhi sot në Prishtinë. Por duhet aktivizëm i fuqishëm qytetar, dhe kërkesë për ndëshkim të ashpër të monstrave të tillë. Por mbi të gjitha kërkohet edukatë familjare, shkollore e shoqërore e rinisë. Për fat të keq dhunë në familje, shkolla e shoqëri është në rritje kurse për pasojat as që jemi të vetëdijshëm.
STOP ÇDO FORME TË DHUNËS!