Home Gjeo-Ekonomia Marrëveshja Kosovë-Serbi, Rama: Një zgjidhje e Ballkanit të Hapur

Marrëveshja Kosovë-Serbi, Rama: Një zgjidhje e Ballkanit të Hapur

Në samitin e “Ballkanit të Hapur” kryeministri Edi Rama ka komentuar arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi për dokumentet, për të cilat tha se është zgjidhje e Ballkanit të Hapur.

“Dje mund të mos ishim fare këtu, mund të ishte ditë ku mediat do ishin të mbushura me lajme për atë që ndodh mes kufirin Serbi-Kosovë dhe tregoi se cila është rruga dhe zgjedhja e Ballkanit të hapur. Sot dua ta them se këtu me krenari se edhe zgjidhja e lëvizjes me karta identeti është një zgjdhje e Ballkanit të hapur. Dje ia thashë një gazetare serbe se nuk duhet të shpenzohej gjithë ajo energji nëse edhe Kosova e vendet e tjera duhet të ishin në ballkani i hapur. Dua t’i shpreh respektin tim presidentit të Serbisë që duke e materializuar këtë zgjidhje, ka dhënë sinjal të qartë për të gjithë që zgjedhja e parë është paqja, zgjidhja për njerzit. Kjo nuk zgjidh atë që mbetet për tu zgjidhur e as nuk e bën çështjen që ne na ndan, por kjo është rruga”, tha Rama.

Share: