Kryetari i PD dhe ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, reagoi pas nisjes së seancave dëgjimore për ndryshimet në sheshin ‘Skënderbej’ ne Tirane.
“Vazhdojne krekosjet me fasada betoni, nderkaq papunesia rritet. Vazhdojne me palma qe i blejne nje djall e gjysem, nderkaq njerezit nuk sigurojne dot buken e femijeve. Rrisin taksat dhe falimentojne biznesin e mbyllin vende pune. Rrisin faturat e energjise dhe te ujit, vjedhin te ardhurat, nderkaq hiqen si clirimtaret e Kastriotit. Por cfare eshte realisht “investimi” ne shesh? Shkaterrim i gjelberimit, tender per xhepat e tyre dhe dy kulla betoni per oligarkine dhe veten e tyre. Ky eshte meraku i madh i Pashait te Korrupsionit dhe jo vetmia e Gjergj Kastriotit,” – shkruan Basha në FB.