Home KRYESORE 36 të vdekur nga rrufeja dhe përmbytejet gjatë 24 orëve të fundit...

36 të vdekur nga rrufeja dhe përmbytejet gjatë 24 orëve të fundit në Indi

Të paktën 36 persona në Indinë veriore kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit nga moti i keq që ka përfshirë vendin.

Zyrtarët thonë se 12 prej tyre humbën jetën pasi u goditën nga një rrufe.

Në të gjithë shtetin verior të Uttar Pradesh, të paktën 24 njerëz u vranë,pasi shtëpitë e tyre u shembën nga reshjet e vazhdueshme të shiut tha komisioneri i ndihmës Shri Ranvir Prasad.

Rrufeja është një dukuri e zakonshme gjatë sezonit të musonit të Indisë, i cili zgjat nga qershori deri në shtator.

Shkencëtarët indianë thonë se ndryshimet klimatike kanë rritur numrin e goditjeve të rrufeve, shumë prej të cilave kanë qenë vdekjeprurëse./Opinion.al

Share: