Home Gjeo-Ekonomia Panairi i ushqimit në Torino/ Bujqësia shqiptare prezantohet me prodhime e pjata...

Panairi i ushqimit në Torino/ Bujqësia shqiptare prezantohet me prodhime e pjata tradicionale

Bujqësia shqiptare u prezantua në  panairin e ushqimit në Torino e gjitha në një pjatë. Gatimet tradicionale shqiptare, u sollën në sallonin e shijes nga duart e fermerëve dhe kuzhinierëve tanë. 

“Ju ftoj të konsumoni sa më shumë produkte Shqiptare dhe të fermerëve të vegjël“ , tha Altin Prenga, shef kuzhine.

“Në tokat e fermerëve të vegjël shqiptarë ne gjejmë prodhim të shijshëm, të pastër nga pesticidet dhe të lirë. Pikërisht këto tre cilësi e sollën bujqësinë shqiptare në Panarin Slow Food, ku marrin pjesë 165 shtete ku prezantojnë ushqimet e tyre autoktone. 

“ Janë pikërisht këta fermerë të cilët me produktet e tyre na bëjnë të ndjehemi krenarë dhe të prezantohemi në vende të ndryshme të botës” , tha Prenga.

“Kam zgjedh fermerët e vegjël sepse ata bëjnë produkte shumë më autentike dhe cilësore dhe kur ke identitet do të thotë që ke rrënjë. Ata persona që punojnë me rrënjë edhe tek puna e tyre janë shumë herë më të fortë. Domethënë unë kam identitet, produktet janë të miat të zonës sime të njerëzve të mi dhe kjo mua më forcon katër herë më tepër se sa unë të jap një produkt anonim që nuk e di nga vjen. “

Vlerat e prodhimeve bujqësore dhe blegtoriale rritet atëherë  kur gatimi bëhet nga kuzhinierët që dinë të ruajnë traditën, e më pas ministria e bujqësisë të krijojë historinë e kulinarisë shqiptare nëpërmjet patentimit.

Dhe Shqipëria kësaj herë u prezantua me drithërat shqiptare të bluara në mullirin e  gurit.

” Ne nëpërmjet politikave tona kemi mbështetur rreth 70 subjekte të tilla pra që kanë këtë orientim ndaj organizmit të aktivitetit ekonomik të cilët dorë pas dore mund të aksesojnë financime edhe tek fermerët më të vegjël. Kemi kaluar ligjin e fundit të skemave të cilësisë ku ne po identifikojmë një mori produktesh të origjinës së mbrojtur. Kemi identifikuar mesashavinën e cila ka marrë një çmim  në Terra Madre në Torino këtu në Slow Food. Tashmë meshavina që prodhohet në Kelmed është një produkt origjinë i mbrojtur i regjistruar nga politikat e ministrisë së bujqësisë, pra atë lloj recete nuk mund të na e përdorin vendet e tjera. Kështu që jemi në proces nëpërmjet politikave tona për të ruajtur e për ti dhënë vlerë monetare produkteve tona”, tha Frida Krifca, Ministre e Bujqësisë.

” Pikërisht këtu në qytetin e ushqimit, në sallonin e ushqimit ne gjetëm edhe produktet shqiptare duke filluar nga vaji i ullirit ekstra i virgjër i Elbasanit, zahiret e dimrit, mjaltin e sherebeles si dhe drithërat. Që toka jonë pikërisht ato ushqime që ne duam, ne kemi për detyre të mbështesim fermerët e vegjël.” 

Top Channel

Share: