Home Gjeo-Ekonomia Gjermania, Danimarka dhe Norvegjia japin 92 milionë euro për armët për Ukrainën

Gjermania, Danimarka dhe Norvegjia japin 92 milionë euro për armët për Ukrainën

Gjermania, Danimarka dhe Norvegjia kanë thënë se do të shpenzojnë 92 milionë euro për të blerë 16 obusa sllovakë Zuzana-2 për Ukrainën, tha ministria gjermane e mbrojtjes.

Armët, të cilat mund të lëshojnë gjashtë predha në minutë në një distancë prej 40 km, do të ndërtohen në Sllovaki me dorëzimin për të filluar vitin e ardhshëm, tha ministria.

Ukraina, e cila ka shënuar suksese të dukshme në fushën e betejës kundër Rusisë në javët e fundit, thotë se ka nevojë për më shumë armatime dhe më të rënda për të zmbrapsur pushtimin që Moska filloi në shkurt.

Më herët raportuam se Rusia kishte goditur me një dron vetëvrasës qytetin e lindjes së presidentit ukrainas, Kryvyu Rih në jug të Ukrainës.

Në javët e fundit Rusia ka filluar të përdorë dronë vetëvrasës të prodhuar nga Irani për të sulmuar objektivat në Ukrainë.

“Dronët kamikaze”, të cilët fluturojnë në lartësi të ulët dhe shpërthejnë nga përplasja, janë përdorur në Ukrainë.

Top Channel

Share: